Moti sot në Maqedoni

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, sidomos në orët e mëngjesit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 16 gradë Celsius. Deri të premten moti do të jetë stabil dhe i thatë me rritje të temperaturave ditore, ndërsa nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull të dobët.

Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën pritet mbi rajonin tonë të kalojë valë relativisht e lagësht. Do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, nëpër male në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Temperatura do të ulet ndjeshëm, sidomos të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button