Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimeve Brit Awards (VIDEO)

Nikoqirët e kësaj mbrëmje, e cila do të mbahet në O2 Arena në Londër, do të jenë Dermot O’Leary dhe Emma Willis, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Londra është vendi që sonte mbledh disa nga emrat më të mëdhenj te skenës muzikore britanike dhe asaj botërore. Sonte atje do të mbahet ceremonia e 37-të e Brit Awards e cila do të sjellë së bashku shumë artistë, disa prej të cilëve edhe do të performojnë gjatë kësaj mbrëmje si Bruno Mars, Katy Perry, Ed Sheeran, Skepta, The 1975, Little Mix, Emeli Sande e Robbie Williams.

Nikoqirët e kësaj ceremonie, e cila do të mbahet në O2 Arena në Londër, do të jenë Dermot O’Leary dhe Emma Willis, pasi që këngëtari i famshëm kanadez Michael Buble është tërhequr për shkak të sëmundjes së djalit të tij.

Gjersa “Little Mix” konsiderohen si sensacion duke u nominuar në kategoritë për grupin më të mirë, kënga më e mirë dhe videoklipi më i mirë.

Zaha Hadid ka dizajnuar statujën e “BRIT Awards” këtë vit. Gjersa kjo ceremoni do të transmetohet në ITV ku do të paraqiten edhe momente nga parakalimi në tepih të kuq dhe prapaskenat që do të modelohen nga Clara Amfo, Laura Jackson dhe Alice Levine.

Tepihu i kuq tashmë është shtruar dhe pas orës 19:00 do të presë emrat e të nominuarve në 12 kategori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button