Mesazhet e bufit

‘Ai është si buf’, ‘Rri si buf’, ‘Duket si buf kënete’- A doni më shumë shprehje për bufin?

Të gjitha kanë një nëntekst të vetëm- bufi është një shpend dembel që fle ditën dhe zgjohet natën, që është me shumë pupla dhe paksa trashaluq, e rrjedhimisht pa tru fare. Por ja që eufemizmat nuk janë gjithnjë siç përshkruhen, sepse bufi, është shpendi i gjithëdijshëm, simboli me të cilin grekët e lashtë bekonin të vegjlit për tu bërë të mençur, ndërsa Lindja e Mesme, besonte se ky shpend i dhuroi njerëzimit çelësat e mjekësisë…!

Gjithkujt i ka hasur shpesh vështrimi mbi figurën e gdhendur të bufit mbi një fletore, mbi një libër apo çantë shkolle, simbol i cilit që në krye të herës lidhet me gjithëdijen dhe urtësinë, një ogur i mirë që çdo prind i dëshiron të vegjëlve të tyre. Përtej urtësisë, figura e këtij shpendi bart me vete edhe dhjetra mesazhe…!

Imazhi i perëndeshës greke Athina ishte i pandashëm nga ai i bufit, i cili ishte simbol i dijes dhe mençurisë. Ndaj nëse dikush ju dhuron një simbol bufi, dijeni se po ju vlerëson për mendjen e bukur, duke shërbyer si inkurajim, shkruan Bordo.al.

Simboli i bufit në bizhuteri apo dhurata është po ashtu kaq i fortë me mesazhin që përcjell. Unaza, vathë apo byzylykë me figurën e këtij shpendi janë shprehje e qartë për dijet tuaja, por edhe një objekt i cili ju frymëzon të vijoni të ‘mbusheni’ me urtësi.

bufi-buzh

Nëse në një moment të caktuar e ndjeni veten se nuk jeni në lartësinë e duhur intelektuale, për një bisedë a takim pune, ku doni të dilni me sukses, atëherë bëni mirë të merrni me vete një varëse apo mbajtëse çelësash me buf. Mendohet se ndihmon të ruani sjelljen e ekuilibruar.

Në Mesjetë, ky shpend ishte mesazheri besnik i mbretërve: atij i besonin urimet, lajmet e hidhura, e madje sekrete luftarake, mbi një unazë metalike vendosur në këmbë.

Andaj edhe rishfaqja e bufit në jetën e kujtdo, sot konsiderohet si një lajmës.

Nga ana tjetër shumë njerëz preferojnë të mbajnë edhe në shtëpitë e tyre objekte me simbolikën e bufit, i cili nënkupton ndryshim dhe aftësinë për të parë përtej asaj që shohin të tjerët.

Përveç mençurisë dhe dijes, ai simbolizon misterin, mbrojtjen, sekretin dhe misticizmin. Në kulturën afrikane dhe atë australiane, bufi është i dërguar për të zbuluar misteret dhe sekretet. Ky shpend i veçantë i natës, i cili depërton me shikimin e tij edhe në terrin më të errët, është padyshim ndër mbrojtësit më të fuqishëm kundër syrit të keq. Pra, mos harroni ta mbani edhe në shtëpi apo edhe me vete një simbol si ky.

Shumë e preferojnë edhe përmes tatuazhit, një figurë e cila është shumë tërheqëse për syrin. Ky tatuazh është lidhur me arsimin dhe urtësinë, aq sa amerikanët vendas, besojnë që bufi është mbrojtës i diturisë, ndaj e mbajnë mbi lëkurë.

Harry Potter kishte Hedwig, bufi ruajtës i sekreteve, majat e kanë në horoskop për të lindurit nga 19 tetori – 15 nëntor, atëherë pse mos keni edhe ju buf?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button