Ja disa ushqime për të humbur peshë

Nëse doni vërtet të humbni peshë, madje pa hequr dorë nga ushqimi, Bordo ju sugjeron disa që ja vlen vërtet t’i provoni. Fruta dhe perime të cilat arrijnë të përshpejtojnë metabolizmin, apo ndihmojnë në humbjen e peshës, sepse janë dietike, me sheqerna natyralë, që duke u kombinuar me përbërës të tjerë, kanë efekt të shëndetshëm në organizëm.

Supat

Konsumojini rregullisht sepse kanë shumë pak kalori: vetëm 100 kalori nëse zgjidhni një supë të freskët me domate.

Shalqini

Përmban një përqindje të lartë të ujit, e cila ndihmon për të mbajtur trupin të hidratuar.

Luleshtrydhet

Ato janë të mbushura me fibra, ndaj mos harroni t’i vendosni në listë sa herë bëni pazar.

Kungull Veror

Ka pak kalori: shoqërues ideal i disa pjatave nga spageti tek perimet e drithërat. Mjafton një vakt në ditë.

Perime-sgare

Perime zgare

Provoni perimet në zgarë, nga specat, tek patëllxhanët apo qepët, të shoqëruara me pak djathë.

Fruta deti

Një nga mënyrat më mira për të ngrënë dhe mbajtur në kontroll peshën, janë produktet e detit, sidomos ato të pjekura. Përmbajnë vaj omega 3, i cili redukton yndyrën në bark, nëse kombinohet me një program për humbje peshe.

Kastravecat dhe domatet

Ka shumë arsye përse ato janë të freskëta, por kryesorja është pasi kanë sasi të lartë të ujit, duke ndihmuar trupin të mos dehidratohet dhe të ulë ndjesinë e urisë.

Avokado

Përzierja unike e frutit me sasi të ulët sheqeri, pak yndyrna, por shumë e shëndetshme, e bën avokadon frutin kryesor të dietave të sezonit.

avokado

Manaferrat                                                                                          

Mjafton një filxhan për t’i dhënë gjakut tuaj sheqerin e mjaftueshën, por edhe një ulje të dukshme të ndjesisë së urisë.

Salcat pikante

Kapsaicinoidet të cilat gjenden në formë natyrale tek të gjitha salcat djegëse, teksa konsumohen në sasi të vogla, reduktojnë dhjamin.

Ananasi

Falë dy enzimave që përmban ky frut ekzotik, ai bën të mundur shpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar në shpërbërjen e ushqimit.

Fruta të ngrira

Kur hani ushqime të ftohta, rritni metabolizmin, i cili duhet të ngrohë atë në temperaturën e trupit. Për shkak se është më e vështirë për të kthyer ushqimet e ngrira dhe të ngurta, në ato të lëngshme, na duhet që nga ky proces të djegim rreth 160 kalori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button