Gjykata Penale: Janeva dhe Fetai kishin sjellje të ashpër dhe joprofesionale

Nga ekzistimi 72 vjeçar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk mbahet mend sjellje dhe mosrespektim i këtillë i Gjykatës, pushtetit gjyqësor dhe ndaj ndonjë gjykatëse e cila zhvillon proces, siç treguan prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai në seancën e sotme për dhunën lidhu me dhunën e porositur në Komunën Qendër në vitin 2013-të, reaguan nga Gjykata Penale.

“Si gjykatë, për shkak të informimit transparent të qytetarëve, por edhe për shkak të interesit publik, jemi të obliguar të themi se me sjelljen e sotme, prokuroret publike Janeva dhe Fetai në prezentë të opinionit në sallë, treguan si është sjellja e tyre ndaj pushtetit gjyqësor në shtet, duke u sjellë në mënyrë të vrazhdë, joprofesionale, duke keqpërdorur të drejtën e fjalës dhe duke shkelur mbi çdo parim të kodit të etikës së Prokurorisë Publike”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Gjykatësja Tatjan Mihajlova thuhet më tej në kumtesë, “qetë dhe me dinjitet, siç i takon një kryerësi të pushtetit gjyqësor”, në procesverbal e ka shkruar çdo fjalë dhe ofendim që i është thënë asaj personalisht dhe gjykatës, “ku për sjelljen e këtillë disa herë i ka paralajmëruar prokuroret publike “të përmbahen nga ofendimi dhe të veprojnë sipas etikës profesionale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button