Tri rrugë e një zgjidhje

 

Veprimet e papërgjegjshme dhe vetëmashtrimi i udhëheqësve të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni janë antihistorike, joreale, jodemokratike dhe reflektojnë përulje të skajshme ndaj pushtetit të këtij vendi, vetëm në shërbim të interesave personale dhe grupore, jo edhe të interesave të popullit shqiptar në Maqedoni.

Nëse regjimi, kushtetuta, koncepti i shtetit nuk ndryshojnë, ka tri rrugë për shpëtimin e shqiptarëve në Maqedoni:

  1. t’i ndryshojmë parimet themelore të demokracisë sipas dëshirës së pushtetit të këtij vendi;
  2. ta ndryshojmë popullin, duke e varfëruar edhe më tej, plaçkitur, dhunuar, burgosur, terrorizuar, shpërngulur e shfarosur; ose
  3. t’u themi udhëheqësve të politikës aktuale të shqiptarëve në Maqedoni: mjaftë na ndihmuat, ikni se ndoshta pa ju do të jetojmë më mirë!

Kush do të mbajë përgjegjësi për mashtrimet dhe dështimet e derisotme: populli, apo udhëheqësit e tij?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button