Zbulimi tronditës – Vrimës së zezë iu desh një dekadë për të gëlltitur një yll

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë të cilës i është dashur një kohë rekord prej një dekade, për të gllabëruar një yll – dhe po vazhdon ta “përtypë”. “Gostia” po ndodh në një galaktikë të vogël 1.8 miliard vite-dritë larg nga Toka.

Shkencëtari i Universitetit të Neë Hampshire, Dacheng, tha se gëlltitja prej vrimës së zezë është vënë re që nga vitet 1990, shkruan Bota.

Shkencëtari dhe ekipi i tij përdorën të dhëna nga teleskopët me rreze X që ndodhen në orbitë, për të studiuar këtë gllabërim monstruoz. Shpërthimet e rrezeve X ndodhin kur një yll gëlltitet nga një vrimë e zezë, në miliona gradë celcius.

“Ne kemi vërejtur fundin e zgjatur dhe spektakolar të një ylli”, tha shkencëtari në një deklaratë. “Eshtë një gjë e pazakontë, sepse na tregon se si një yll, dy herë më i madh se sa Dielli ynë, gëlltitet për një vrime të zezë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP