Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, nesër në Shkup për takim me kreun e shtetit

Ministri shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan nesër do të udhëtoj për vizitë dyditore në Maqedoni, në suazat e turnit të tij në Ballkan, që duhet ta konfirmoj përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj rajonit dhe pas daljes nga BE.

Dankan i cili vjen me mesazhin se nevojitet afrim konstruktiv për tejkalimin e krizës politike, në dy ditët e ardhshëm do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov, ministrin e jashtëm Nikola Poposki, liderët e partive politike parlamentare, prokuroren speciale Katica Janeva, përfaqësues të institucioneve dhe sektorin civil.

Sipas agjendës, ministri britanik nuk do të mbaj konferencë shtypi me të cilën të premten do të përfundonte vizitën, por para ardhjes deklaroi se Ballkani Perëndimor është rajoni kyç për Britaninë.

“Jemi të përkushtuar të kemi rol aktiv si mbështetës. Në veçanti më gëzon fakti që vizita ime lidhet përmes avancimit të mundësive për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e sigurisë, prosperitetit dhe reformave” tha Dankan.

Ai në blogun e tij zyrtar për vizitën e Maqedonisë tha se vjen që t’i dëgjoj liderët e partive dhe të sjell porosinë se Mbretëria e Bashkuar do të mbështes çdo qeveri që do të punoj në reformat e rëndësishme me transparencë.

“Për ne është e rëndësishme vendet t’i ndajnë vlerat demokratike dhe do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë që të jetë e qëndrueshme, e sigurt dhe partner me prosperitet”, shkruan Dankan.

Lidhur me aspiratat euro- atlantike dhe pengesat për anëtarësim, ai në blogun e njëjtë tha se duhet vendosmëri politik dhe pa dyshim të merren vendime të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button