Meshkujt kërkojnë femër fatale e cila i ka këto karakteristika

Meshkujt e suksesshëm gjithmonë janë më tërheqës se ata të cilët mund t’i gjeni pothuajse në çdo kafene të qytetit apo në bastore. Për çudinë tonë, edhe meshkujt e kanë shijen e njejtë kur është në pyetje marrëdhënia – femra të suksesshme dhe që vështirë janë në dispozicion.

Sipas tyre, një femër fatale duhet t’i ketë këto 4 karakteristika:

1.Të ketë jetën e saj

Shoqe, kolege pune, hobi… Një femër interesante nuk pret nga i dashuri i saj që t’ia përmbushë çdo dëshirë në secilën minutë të ditës.

2.Të ketë një orar të stërmbushur

Ajo nuk pret thirrje nga i dashuri, përkundrazi, merret me planet e saj. Meshkujt gjithmonë duan të kenë një të dashur për të cilën duhet të mundohen, e jo një femër e cila do t’i presë e qetë në shtëpi.

3.Të ketë mendimet e veta

Disa femra dinë që vetëm të pohojnë me kokë pas çdo fjale, sepse firkësohen se partneri i tyre do t’i braktisë. Kjo është shumë e gabuar, sepse rrallë ndodh që meshkujt t’i respektojnë femrat e tilla.

4.Nuk është gjithmonë në dispozicion

Femra e cila ndonjëherë nuk paraqitet në telefon sepse është shumë e ngarkuar me obligime është gjithmonë më interesante se sa ajo e cila e hap telefonin sapo ai të cingërojë. Natyrisht, pa e tepruar dhe pa injorime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button