Forcat e Armatosura të Turqisë do të lejojnë shaminë

Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur rregullore e cila parasheh ndryshim në kodin e veshjes së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në kuadër të rregullores së përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë, anëtarët femra të ushtrisë (oficeret dhe nënoficeret) të cilat shërbejnë në selinë e Shtabit të Përgjithshëm, komandat e forcave dhe njësitë e tjera në Forcat e Armatosura të Turqisë, do të mund të ushtrojnë detyrën e tyre me shami, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga AA, Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur rregullore e cila parasheh ndryshim në kodin e veshjes së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Me rregulloren në fjalë në “Dispozitat e Përgjithshme” të Kodit të Veshjes së Forcave të Armatosura të Turqisë, parashikohet se “Oficerët, nënoficerët, oficerët me kontratë, nënoficerët me kontratë dhe kadetët femra, gjithashtu edhe kandidatet dhe kursantët e këtyre, do të mund të mbajnë shami së bashku me uniformat e tyre zyrtare, nën beretë ose kapele, me kusht që të jenë në përputhje me ngjyrën e uniformave dhe të mos mbulojnë fytyrën e tyre.”

Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button