Yjet e ekranit që i kanë thënë JO fustanit të bardhë tradicional. Ja disa ide alternative për ditën e madhe (FOTO)

Harrojeni fustanin e bardhë model sirene apo princeshe! Këta 30 celebritete provojnë se fundet e shkurtër, kominoshet,pantallonat dhe Po, edhe e zeza janë perfekte për ditën e madhe, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Elizabeth Taylor Fisher në vitin 1959 me fustan ngjyrë e gjelbërt ushtarake dhe shall në formë kapuçi. Interesante për një veshje altari apo jo?

Aktorja Jerry Hall gjatë celebrimit të martesës së saj me Rupert Murdoch në vitin 2016. Ngjyra blu duket të jetë tema e ceremonisë.

Kristen Bell dhe Dax Shepard në vitin 2013. Një fustan i zi dhe një varëse me kristale ishin ok për atë ditë.

Gloria Swanson dhe Michael Farmer në vitin 1931. Është velvet? Është velvet.

Solange Knowles dhe Alan Ferguson, në ceremoninë e realizuar në vitin 2014. I gjithë eventi ishte një ëndërr e vërtetë.

Elizabeth Taylor në ditën e dasmës së saj me Richard Burton në vitin 1964. Fustani fantastik por flokët…sytë na mbetën tek flokët.

Marylin Monroe dhe Joe DiMaggio në vitin 1954. ALL IN BLACK dhe jakë pelushi! Pse jo?

Nancy Shevell dhe Paul McCartney në vitin 2011 sollën një kornizë në linja të pastra dhe perfekte.

Audrey Hepburn dhe Andrea Dotti në vitin 1969. Edhe njëherë vlen për t’u konsideruar shalli i kokës. Jo vetëm në plazh, edhe në ditën e madhe…

Catherine Deneuve dhe David Bailey në vitin 1965. Nuk mund të jemi fans të xhinseve dhe pulovrës atë ditë, por një fustan me prerje në bel, perla dhe flokë të mbledhur mund të ishte një zgjedhje.

Elizabeth Taylor dhe Michael Wilding në vitin 1952. Gati për muajin e mjaltit me një fustan si një Barbie Doll dhe jakë shall. Lulet në flokë janë një must. Natyrale apo prej kristali, këtë zgjdheni vetë.

Jualianne Moore dhe Bart Freundlich në vitin 2003. Fustan i purpurt Prada, pa reçipeta dhe e përkryer!

Bianca Jagger në martesën e saj me Mick Jagger në vitin 2014. Gjithmonë epike.

Mia Farrow dhe Franc Sinatra në vitin 1966. MODERN CHIC!

Keira Knightley dhe James Righton në vitin 2013. Një fustan që e kishte veshur edhe më parë por këtë herë me balerina, sepse nuk mund të martohesh pa qënë komode.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button