Nuk ka tifozë mysafirë në derbin Vardari – Shkëndija

Sot është mbajtur takim në mes përfaqësuesve të KF Vardari nga Shkupi, përfaqësues të FFM-s, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të KF Shkëndija.

“Ndeshja në mes Vardarit dhe Shkëndija që luhet të dielen me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit të Shkupit “Telekom Arena”, është shpallur e rrezikut të lartë.

Sipas ligjitpër organizim të një ndeshje të tillë, ju informojmë se gjatë blerjes së biletave do të duhet të tregohet dokument identifikimi personal.

Tani më supsendimi I stadiumit të Vardarit ka kaluar dhe të dielën dashamirët e futbollit do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadium. Sipas marrëveshjes së arritur në takim, nuk do të lejohet të ketë tifozë mysafir, në këtë rast nuk do të lejohen tifozë të Shkëndijës”, thuhet në kumtesën e KF Vardarit. Vlenë të potencojmë se Vardari dhe Shkëndija janë konkurrentë të vetëm në garën për titullin e kampionit, ndërsa diferenca në tabelë është katër pikë në të mirë të Vardarit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button