BDI-ja vendosi për draft-ligjin e gjuhës shqipe (FOTO+VIDEO)

Ligji për gjuhën shqipe mori dritë jeshile, ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim të mbajtur sot në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.mk.

Pas një mbledhje e cila zgjati më shumë se gjashtë orë, në të cilën u shqyrtuan në mënyrë të përpiktë më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga secili anëtarë i BDI-së, më në fund ky ligj mori dritën jeshile, kjo u bë e ditur nga deklarata e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore.

“Kryesia e BDI-së shtjelloi të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe dhe në fund unanimisht u vendos për këtë ligj. Kështë përmbyllim këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI sot dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera”, u shpreh Bujar Osmani.

Se kur do të diskutohet për strukturën e re të Qeverisë, Rafiz Haliti u shpreh se e njëjta do të hapet në diskutim ditën e premte.

“Në lidhje për formacionin  e Qeverisë së re është caktuar mbledhje për në ora 10.00 të ditës së premte”, u shpreh Rafiz Haliti.

 

22.30

“Ende nuk ka përfunduar diskutimi i të gjithë anëtarëve të Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe nëse dikush ka vërejtje mund të rikthehet në nivelin e mëhershëm ku do të diskutohet si formë e harmonizimit të qëndrimeve për përpilim sa më të saktë të draft-ligjit për zyrtarizim të gjuhës shqipe. Por tërë diskutimi mund të kthehet sërish në nivelet e punës dhe kjo mund të zgjasë edhe me ditë. Kjo varet se sa herë mund të rikthehet sërish në shqyrtim shqyrtimi i neneve të draft-ligjit. Nuk ka dallime ose vërejtje deri tash nga anëtarët e Kryesisë dhe duhet të potencojë se përpilimi i draft-ligjit paraqet parakusht për nisje të çështjeve të tjera të Platformës Shqiptare. Kjo është tema e vetme e pambyllur e Marrëveshjes së Ohrit, prandaj i kushtojmë kohë dhe vëmendje kaq të madhe”, tha Bujar Osmani.

 

22.00

“Vazhdojmë të analizojmë nen për neni draft-ligjin për zyrtarizim të gjuhës shqipe, ku anëtarët e Kryesisë japin mendime mbi këtë ligj. Ligji ka më shumë se 20 nene të cilat përcaktojnë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha sferat e jetës në Maqedoni, prandaj jemi duke e shqyrtuar në përpikmëri secilën prej tyre që të mos kemi lëshime, ashtu që jemi në fazë të elaborimit por edhe të analizës të dakorduar nga partitë politike. Për sa i takon ligjit të gjuhës shqipe ai është i dakorduar në mënyrë të plotë nga të gjitha partitë, kurse për çështjet tjera nuk kemi arritur të diskutojmë deri më tash”, u shpreh Bujar Osmani zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

 

18.30

Ka filluar mbledhja e Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël, në të cilën, sipas zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, pritet të diskutohet për dokumentet e dala nga takimet e deritanishme ndërpartiake prej të cilave do të formulohet draft-ligji për zyrtarizim të gjuhës shqipe, njofton Portalb.mk.

Në takim janë të pranishëm lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Për lajmet e fundit qëndroni me Portalb.

 

16936199_10212409631305876_1409836029_o

16910587_10212409631465880_422650643_o (1)

 

18.25

“Është mbledhje e Kryesisë Qendrore e BDI-së në të cilën janë ftuar edhe deputetët e partisë në Parlamentin e Maqedonisë. Do të diskutohet mbi dokumentet e dala nga takimet e deritanishme të grupeve punuese ndërmjet dy partive politike, gjatë të cilave janë përafruar shumë qëndrime. Mbrëmë kryetari Ahmeti kishte takim liderësh me liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë të cilit janë tejkaluar dallimet me çka janë krijuar kushtet që Kryesia Qendrore e BDI-së të mund t’i shqyrtojë këto dokumente. Këto shqyrtime do të bëhen në nivel ekspertësh dhe atyre politik. Por, kjo mbledhje nuk pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme që do të thotë se do të vazhdojë edhe nesër, ku do të shqyrtohet pikë për pike çështja e hartimit të draft- ligjit të gjuhës shqipe”, u shpreh para fillimit të mbledhjes zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.


16930357_10212409727708286_1763092658_o

 

17.25

Një nga një kanë filluar të vijnë anëtarët e Kryesisë Qëndrore të BDI-së. Deri tash kanë arritur Fazli Veliu, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, Bujar Osmani, Teuta Arifi, Ruzhdi Lata, Izet Mexhiti dhe Atila Rexhepi.

16935866_10212409415340477_690077062_o
Fazli Veliu
16935724_10212409336338502_911044352_o (1)
Izet Mexhiti
16931105_10212409307137772_2024156006_o
Musa Xhaferi
16880590_10208489069889552_1675584911_o
Sadulla Duraku

____________________________________________________

Është paralajmëruar se gjatë mbledhjes së sontme do të diskutohet edhe mundësia që BDI t’ia jep 10 mandatet LSDM-së, për të mundësuar që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të bëhet mandatar i ri.

Përndryshe, mbrëmë u realizua takim mes dy liderëve të partive në fjalë, Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, ku temë bisedimi ka qenë formimi i Qeverisë së re. Të dy palët, pas takimit janë shprehur optimist se “qëndrimet i kanë të afërta dhe disa nga pikat janë tejkaluar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button