Britania jep mbi 200 milionë euro kundër urisë në Somali dhe Sudanin Jugor

Britania ka ndarë mbi 100 milionë euro për Sudanin Jugor dhe po aq për Somalinë, vende këto që përballen apo rrezikohen nga uria njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Paratë e ndara nga Britania janë ekstra shumave që jepen çdo vit për këto dy shtete nga Mbretëria e Bashkuar si ndihma humanitare.

UNICEF-i ka thënë të martën se rreth 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor, Somali por edhe në Nigeri dhe Jemen.

“Këto kriza janë pasojë e konflikteve dhe thatësisë dhe ne duhet t’i përgjigjemi si duhet”, ka thënë Sekretari për Zhvillim Ndërkombëtar, Priti Patel.

Komunikata thotë se përkrahja e re e Britanisë do ndihmojë me ushqime për rreth gjysëm milioni njerëz në Sudanin Jugor dhe deri në një milion njerëz në Somali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button