Sekreti për një jetë të lumtur dhe të gjatë martesore

Hulumtuesit intervistuan 732 çifte midis moshës 57 dhe 85 vjeç dhe zbuloi se ata çifte të cilët kishin kryer më pak marrëdhënie seksuale, raportonin nivele më të ulëta të sadsisfaksionit nga martesa.

Ky zbulim i referohet të gjitha llojeve të akteve seksuale. Sa më të impenjuar në lidhje me këto marrëdhënie  të ishin partnerët, aq më mirë ndiheshin dhe aq më tepër pozitivisht mendonin rreth martesës.

Këto përfundime mund të trajtohen në dy mënyra: Ose partnerët ndihen të lumtur kur kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale, ose ata kryejnë më shumë marrëdhënie sepse janë të lumtur në marrëdhënien e tyre martesore.

Sido që të jetë, është thelbësore të kuptoni se seksi duhet të jetë prioritet në çdo lloj marrëdhënieje. Gjithashtu, sa më shumë kohë t’i dedikoni jetës seksuale aq më gjatë do të vazhdoni aktivitetin tuaj seksual. Një studim ka zbuluar se gratë të cilat e klasifikojnë seksin si më të rëndësishmin në jetën e tyre janë më të pritura të jenë aktive seksualisht shumë gjatë. Kështu që futjuni punës për hir të marrëdhënies suaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button