4 mënyra për të hequr ngjyrën e flokëve nga lëkura

Nëse i lyeni flokët në shtëpi, atëherë me siguri që do të jeni hasur shpesh me këtë vështirësi. Por disa herë edhe në parukieri. Sepse sado e kujdeshme që të tregoheni, gjithmonë do të ikë pak bojë në pjesën e ballit, sipër veshëve dhe mbrapa tyre. Realisht është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë. Sepse në momentin që synoni përhapjen perfekte të bojës në flokë, duhet të merreni dhe me kujdesin ndaj njollave në lëkurë, transmeton Revista Class.

Megjithatë ka disa mënyra për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë. Jo nuk është acetoni, as hiri i cigares.

Janë katër produkte që mund t’i keni në shtëpi dhe që e largojnë bojën shumë shpejt.

Vazelina, baby oil, vaji i ullirit dhe produktet demakijazh do të jenë katër shpëtimtarët tuaj. Mund të duket e çuditshme, por rëndësi ka rezultati.

Si ti’ aplikoni?

Me një peshqir që nuk e përdorni, ose me pambuk. Pasi ta lagni me pak baby oil fërkoni pjesën që është bërë me bojë, me lëvizje rrethore, derisa boja të fillojë të largohet. E njëjta gjë vlen edhe për vajin e ullirit dhe produktet e demakijazhit.

Ndërsa në rastin e vazelinës, vendoseni në pjesët e bëra me bojë, lereni disa minuta dhe më pas fërkojeni me një peshqir.

Dhe mos harroni, herën tjetër që do të lyeni flokët, aplikoni vazelinë në perimetrin e kokës, në mënyrë që të largoni më lehtë njollat e bojës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button