Ndarja e gjykatësve, Arifi: Grusht-shtet i bishës së plagosur

“Pushteti më i rrezikshëm nga të gjitha llojet e pushteteve është ai që është në ikje”, kështu shkruan profesoresha universitare, Besa Arifi në kolumnën e NOVATV-së me titull “Grusht-shteti i bishës së plagosur”, transmeton Portalb.mk.

Për Arifin nuk ekziston mënyrë tjetër të përkthimit për pastrimin që u.d. kryetarja e Gjykatës Themelore Shkupi 1 e bëri nëpërmjet ndarjes së gjykatësve në këtë Gjykatë. Sulmi i tij ndaj organeve më të rëndësishme në gjyqësi të një vendi nuk është vetëm grusht-shtet i thjesht, por as nuk është vetëm përpjekje që të mbahet sado qoftë më gjatë pushteti i dobësuar, por është mohim i ekzistimit të plotë të një vendi si shtet demokratik, vlerëson Arifi.

Sipas saj, kjo është përpjekje që të mbyllen të gjitha portat e drejtësisë së Prokurorisë Speciale Publike dhe plotësisht të pamundësohet që nëpërmjet gjykimit korrekt dhe të paanshëm të zbardhen akuzat ose hetimeve që i bën kjo prokurori.

“Derisa partnerët e koalicionit potencial të Qeverisë së ardhshme i këmbejnë mendimet dhe vërejtjet rreth ligjit, i cili, në fakt dihet se si dhe ku po përgatitet në vendet normale dhe demokracitë normale, në rrethinë ndodhin punë shqetësuese. Deputeti nga konstituimi i ri, jo i plotë i Kuvendit, ka qenë pre e sulmit fizik, familjarë të afërt të ish funksionarëve ose deputetëve papritmas bëhen të akuzuar për vepra të rënda”, shkruan Arifi, duke përfunduar se “koha kushton shumë”, ndërkaq çdo çast që na  mbanë larg nga liria e shumëpritur është kontribut i drejtpërdrejt për robërinë e mëtutjeshme, e cila “nuk mund të arsyetohen me asnjë gjuhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button