Oferta e gazetarit – akoma më e keqe se ofertat partiake

[Recension: Oferta e Zaevit për shqiptarët më e keqe se e VMRO-së]

Gazetaria nënkupton të shkruash për diçka çfarë mund të dëshmosh, e jo thjeshtë të shkruash për atë që e di si gazetar apo qytetar. Gjithashtu raportimi në linja jo të drejtpërdrejta është mungesë korrektësie ndaj publikut. I tillë është lajmi që po recensojmë, ku janë përzier çështjet për të cilat raportohet, duke folur për një platformë apo propozim të një partie, të dorëzuar në një parti tjetër dhe të komentuar krejtësisht nga një tjetër parti.

Oferta e cila ka arritur në duart e Ali Ahmetit është më e keqe për shqiptarët, se sa oferta që bëri Nikolla Gruevski ditë më parë. Siç mëson portali TetovaSot nga burime brenda LR-PDSH-së, ofertën që kanë sjellur tre nënkryetarët e BDI-së nuk është edhe aq e përshtatshme për shqiptarët.

Ndonëse gjatë tërë lajmit autori thirret në burime anonime, gjë që ka të drejtë ta bëjë por duke dhënë të gjitha elementet e mundshme shtesë për të dëshmuar autenticitetin, askund në tekst nuk është kërkuar qëndrimi i palës e cila akuzohet në lajm. Pala tjetër sigurisht se gjithnjë ka një version kundrejt akuzave dhe fjalëve që i adresohen asaj.

“Kjo ofertë është me e keqe për shqiptarët dhe ligji i gjuhës shqipe është dy herë më i keq se sa ai i VMRO-së, këtë mund ta them dhe siç e shohë nuk besojë se do bëhët diçka me LSDM”, u shpreh për TetovaSot, njëri brenda LR-PDSh-së i cili dëshironte të ngelët anonim, ku sipas tij LSDM me anë të këtij ligji për gjuhën është në suaza të ligjit aktual dhe nuk ndryshon asgje.

Oferta e Zaevit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Oferta e Zaevit për shqiptarët më e keqe se e VMRO-së
Data dhe koha e publikimit: 14.02.2017
Data e recensionit: 16.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Edhe pse teksti raporton për dy modele të drafteve të ligjit për gjuhën shqipe, të cilat i ofrojnë partitë maqedonase ndaj bllokut shqiptar, në të nuk janë dëshmuar pretendimet e burimeve anonime, duke mos siguruar kështu as njërin dhe as tjetrin model të partive politike. Gazetari nuk duhet të veprojë si burimi i tij. Ai duhet të konfirmojë gjithçka për të cilën flitet, me qëllim që mos të përfundojë si shpifës apo përhapës i spekulimeve.

“Zaev dhe LSDM me fjalë janë për një shtet të barabartë por kur vjen puna në praktik ata janë mashtrues”, thotë për TetovaSot.

Ndryshe tre nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta dje Izet Mexhiti vazhdojnë të bisedojnë për ofertën e LSDM-së ku ditëve në viijim, do të mësohet nëse BDI dhe Aleanca pëe sbqiptarët do t’i thonë “Po” Zaevit./TetovaSot

“Oferta e Zaevit”, si sintagmë bartëse e përdorur në këtë tekst, nuk është precizuar çfarë në të vërtetë është – për çka flitet e bisedohet, nga kush kërkohet dhe kujt i bëhet ofertë? Në tekst është bërë mund që me pak fjalë të informohen lexuesit se bëhet fjalë për çështjen e gjuhës shqipe dhe është sjellë konstatim për ‘ofertën më të mirë’ duke krahasuar propozime që nuk i ka parë as gazetari e as publiku, e nuk citohet as ligji aktual dhe pikat të cilat shqiptarët i kontestojnë në ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ky veprim shkel e shko i jep bazë për dyshimet se prapa përmbajtjes së lajmit mund të fshihet spin ose propagandë politike, e cila është bërë për një qëllim të caktuar që sigurisht se nuk e ka gjë parësore informimin e drejtë të opinionit.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button