Zyrtarë të Barcelonës te Shkëndija

Shkëndija sot ka pasur një vizitë të rëndësishme, me ndërmjetësim të Ministrit për Investime të Huaja të Republikës së Maqedonisë, z.Goran Mickoski, në zyrat e klubit ka qëndruar zyrtari nga FC Barcelona, Inaki Andreu drejtor i projekteve të Akademisë së Barcelonës për  Evropë. Ai ka realizuar takim me zëvendës presidentin e klubit, z.Agim Kurtishin dhe udhëheqësin e Departamentit për Marëdhënie me jashtë, z.Alban Bogaj.

Palët kanë vizituar edhe stadiumin ekzistues projekti për rikonstruimin e të cilit pritet të filloj shumë shpejtë. Në takim është folur për zhvillimin e Akademisë, mysafirit i është spjeguar historia e klubit dhe projekti që është në ndërtim e sipër prej kur “Ecolog” është sponsor i Shkëndijës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button