Konferencë për hetime të lidhura me korrupsionin

Prokurorë publikë dhe inspektorë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, sot dhe nesër në Shkup do të marrin pjesë në Konferencën rajonale për larje parash dhe hetim të lidhur me korrupsionin.

Konferenca është në kuadër të projektit rajonal IPA 2010 “Luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: përforcimi i rrjetit të prokurorëve publikë”, në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Shoqatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtare (GIZ), e cila së bashku me Qendrën për bashkëpunim juridik – CICL janë të obliguara për implementim të projektit.

Qëllimi i konferencës është që të përmirësohet interpretimi i marrëveshjeve dhe konventave gjatë hetimeve dhe gjykimeve ndërkombëtare, që të fitohen dëshmi dhe të konfiskohen të mirat kriminele, që fitohet njohuri për zhvillimin me sferën e larjes së parave në nivel ndërkombëtar, të hulumtohen strategjitë të cilat janë qasëse për policinë dhe prokurorët gjatë hetimit dhe gjykimit dhe të këmbehen përvoja dhe teknika midis pjesëmarrësve.

Në për qëndrimin e konferencës do të jenë marrëveshjet, konventat për larje parash dhe korrupsion në Evropë dhe më gjërë, FATF dhe MANIVAL dhe raportet e tyre, Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, Zhvillimi në të drejtën ndërkombëtare, Strategjitë për hetime dhe ndjekje gjyqësore të rasteve të komplikuara financiare, të cilët para të pranishmëve do t’i prezantojnë ekspertë nga Bashkimi Evropian.

Me fjalime hyrëse takimin do ta hapin prokurorët publikë nga BE-ja, Saskia De Vries dhe Gabriele Valentiç, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë Marko Zvërlevski dhe drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë Aneta Arnaudovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button