Skaparoti: Formimi i Ushtrisë në duar të politikanëve kosovarë

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Kurtis Majkëll Skaparoti ka thënë që në mënyrë që të ketë siguri në Kosovë, nuk duhet të shkelet rezoluta 12/44 dhe se dialogu duhet të vazhdoj, njoftojnë mediat kosovare.

Këto komente komandanti i lartë amerikan i bëri gjatë një konferencë në bazën e KFOR-it në Prishtinë, ndërsa hezitoi të përgjigjej në lidhje me atë se a do të ketë marrëveshje me NATO-n që forcat e FSK-së të kalojnë në veri të vendit.

Sa i përket formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ai tha që ky mbetet një vendim i politikanëve në Kosovë.

Ndër të tjera Skaparoti ka theksuar që KFOR-i është vetëm përgjegjësi i tretë në aspektin e sigurisë në Kosovë.

Ai ka përsëritur fjalët e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se stabiliteti i Ballkanit është rol kyç në stabilitetin e Europës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button