Juncker: Britanikët do të paguajnë faturë të lartë për dalje nga BE-ja

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaroi sot se Britania e Madhe do të paguajë faturë të lartë për daljen nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker sot iu drejtua përfaqësuesve të parlamentit belg dhe me këtë rast tha se BE-ja përballet me shumë kriza pas vendimit të Brexit-it dhe pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump.

“Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të duhet të fillojnë në mars dhe të zgjasin dy vite. Megjithatë, do të duhen vite për të rënë dakord për të gjitha detajet e marrëdhënieve të ardhshme”, tha Juncker.

Duke theksuar se britanikët duhet dhe patjetër të dinë se nuk do të fitojnë kurrfarë lëshimesh, as shlyerje të borxheve, Juncker tha se britanikët doemos duhet të respektojnë detyrimet e marra dhe shtoi se do të marrin faturë me shumë të lartë.

Me shumicë votash në referendumin e vitit të kaluar, britanikët morën vendim që të braktisin BE-në. Kryeministrja e këtij vendi Theresa May paralajmëroi se negociatat zyrtare për këtë proces do të fillojnë më së voni deri në fund të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button