Piter Pomerancev: Në botën e post-fakteve e ardhmja zhduket

Në vazhdim po ua sjellim fjalimin e autorit dhe gazetarit ukrainas-britanik, Piter Pomerancev, njërit nga analistët dhe kritikë më të rëndësishëm botërorë të propagandës bashkëkohore autoritare, të cilin e mbajti nëpërmjet lidhje për video-konferencë nga Londra, në Konferencën ndërkombëtare “Е-Shoqëri: Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë“. Konferenca u mbjat në Shkup më 31 janar të vitit 2017 në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ndërsa Pomerancev këtu flet në temën : “Verifikimi i fakteve kundrejt lajmeve të rrejshme”

Përshëndetje! Mirdita Maqedoni! Me të vërtetë më vjen keq që nuk mund të jem me ju sot. Për fat të keq, gjithë familjen time e kapi fruthi dhe unë jam i vetmi që mund të kujdeset për tre fëmijët tonë. Mirëpo, më lutën që t’ju flas për idenë e gazetarisë në epokën e post të vërtetës. Post e vërteta, siç ndoshta shumica prej jush e dini, është një fjalë e re, aktuale, që është futur në fjalorin e Oksfordit, dhe nuk ka të bëjë vetëm me gënjeshtrat, por (nuk kuptohet) edhe me diskursin në të cilin faktet nuk janë të rëndësishme, në të cilin liderët sikurse Vlladimir Putini ose Donald Trampi nuk thonë gjëra që janë shumë të pavërteta dhe nuk përpiqen t’u bindin se e flasin të vërtetën, mirëpo thonë se faktet nuk janë të rëndësishme. Ata gënjejnë haptazi dhe nuk turpërohen për këtë. Nuk ata nuk ndjehen keq kur u bëhet e qartë kjo, ata vetëm, e dini, demantojnë se ndonjëherë kanë thënë diçka ose edhe më shumë e mbrojnë atë që e kanë thënë, si duket nuk është me rëndësi.

Që ta kuptojmë se si të veprojmë në këtë botë të re, të çuditshme duhet ta shohim historinë e propagandës së gazetarisë dhe ta shohim se si erdhëm deri këtu. Jo vetëm ta shohim simptomën, por edhe të përpiqemi t’i kuptojmë shkaqet për këtë situatë. Le të kthehemi disa dekada më pas, në Luftën e ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, të dyja palët kanë gënjyer veçanërisht sovjetët kanë qenë të njohur për gënjeshtrat e mëdha për shoqërinë e tyre. Mirëpo, ata kanë tentuar të shtirren se gënjeshtrat e tyre në fakt janë të vërteta. Domethënë, sovjetët trillonin shumë gënjeshtra për atë se si ekonomia e tyre lulëzon, mirëpo të gjithë mund ta shihnin se e kundërta ishte e vërtetë, mirëpo ata kanë tentuar, së paku në letër, të bëjnë të duket sikur u shkon shumë mirë. Ka një anekdotë të njohur në Bashkimin Sovjetik – “ne shtiremi se punojmë, e ata shtirren se na paguajnë”. Fjala kyçe këtu është “shtirret”. Të gjithë janë shtirur, kanë tentuar të dëshmojnë diçka. Mirëpo, mendoj se kjo nuk është e rastësishme. Mendoj se gjatë Luftës së ftohtë, të dyja palët, edhe kapitalistët demokratë edhe komunistët, në një farë mënyre kanë qenë pjesë e traditës së ndriçimit, të dyja palët kanë tentuar të dëshmojnë  se vizioni i tyre për botën, vizioni i tyre për përparimin është më i mirë, se komunizmi ose marksizmi shkencor janë vizioni i vërtetë për të ardhmen, shkencore ose racionale.

 

FAKTET JANË PJESË E BISEDËS PËR PËRPARIMIN

Pra, ju duheshin argumente që ta dëshmoni këtë. Ju duheshin fakte që ta dëshmonit se shkoni diku. Në përgjithësi, faktet nuk janë gjë shumë e këndshme. Faktet thonë se do të vdisni, faktet tregojnë se nuk jeni shumë të bukur, se keni peshë të tepërt, se bashkëshortja u ka lënë ose jo. Mirëpo, (nuk kuptohet) sidoqoftë. Faktet janë të nevojshme kur përpiqeni të arrini diku, kur përpiqeni të ndërtoni shtëpi të re ose shoqëri të. (nuk kuptohet) Lufta e ftohtë përfundon, dhe në njëfarë mënyre e keni fundin e historisë, mirëpo fundi i historisë megjithatë është ide për të ardhmen, tashmë ka një të ardhme, një farë versioni të demokracisë liberale, të globalizimit, dhe ne një farë mënyrë të gjithë ne shkojmë atje, pastaj e kemi revistën “The Economist”, si një lloj vizioni për atë se ku duhet të shkojmë, me Bashkimin Evropian, me lëvizjen e lirë të njerëzve, të fuqisë punëtore, të mallrave dhe ideve. Dhe njerëzit përpiqen ta dëshmojnë se janë duke shkuar atje. Po, se bëhen më të pasur.

Madje edhe Rusia, e cila tentoi ta minojë gjithë sistemin nga brenda (nuk kuptohet), duke thënë jozyrtarisht “ne jemi duke u bërë pjesë e ardhmërisë më të madhe të globalizuar”, dhe kryetari Medvedev, ky ishte përafërsisht mesazhi. Ata deshën të bëjnë një rrugë të tyre të çuditshme sovrane, mirëpo megjithatë kishte një ide ata shkojnë një drejtim të caktuar, me atë që, anëtarësimi në BE gjithmonë ka qenë drejtimi drejtë të cilit duhet shkuar. Domethënë kishte një ide për të ardhmen, e cila tashmë nuk ishte aq konkurrente, mirëpo ekzistonte, prandaj, njerëzit vazhdonin të bisedonin për shoqëritë e tyre, se në fakt kanë pasur zgjedhje të lira dhe të drejta, madje edhe atëherë kur kanë qenë të kurdisura, sikurse në rastin e Rusisë, ose se ekonomia e tyre është duke u përmirësuar.

Tani, pas krizës së vitit 2008 dhe pas, supozoj, luftës në Irak, kjo ide për ardhmërinë, ardhmërinë e globalizuar, ardhmërinë e demokracisë liberale, demokracisë liberale globale, sikur dobësohet dhe më nuk është tërheqëse për një numër të madhe njerëzish. Mirëpo, ndodh e kundërta, kjo fillon të duket e rrezikshme dhe shumë shqetësuese, derisa ideja për të ardhmen të mos zhduket krejtësisht nga diskursi publik. Kjo është shumë e fuqishme në Rusi, pasi Kremlini, pasi Putini erdhi përsëri në pushtet në vitin 2012, ai e eliminon çdo lloj diskursi për të ardhmen, dhe e zëvendëson atë me fantazi të nostalgjisë, të perandorive të humbura. Në Amerikë, Donald Trampi nuk flet për të ardhmen, por thotë “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, ndërsa në Britani e kemi Brekzitin. Të gjitha këto janë ide që fitojnë shtytje nga nostalgjia, dhe vetë nostalgjia për nga natyre e saj është një ëndërr sikur realiteti virtual, ajo është një impuls joracional, një mënyrë joracionale e diskutimit. Ideja për të ardhmen është ajo që zhduket, dhe kur të zhduket ajo, faktet duhet t’i kthehen kësaj ideje, pasi faktet janë pjesë e bisedës për të ardhmen, për përparimin, për të arritur diku. Nëse nuk përpiqeni të arrini diku, atëherë nuk ju duhen fakte që të dëshmoni se jeni duke shkuar atje.

 

ÇKA PAS HYRJES NË BE?

Kur flasim për botën e post-fakteve, në fakt flasim për botën ku ideja për të ardhmen është zhdukur, ku ideja për përparimin është zhdukur. Mund ta shihni se kjo është shumë e fuqishme në Evropën Lindore. Përderisa vendet e Evropës Lindore… tani Qendrore, sikurse Polonia ose Hungaria, (nuk kuptohet) kishin ide të qartë për të ardhmen, të hyjnë në BE, ato kishin një diskurs të shëndoshë dhe racional politik ku faktet ishin të rëndësishme. Ato duhej të dëshmojnë se i reformojnë ministrisë e tyre, se janë duke e respektuar legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) që të hyjnë në BE. Pasi u futën në BE, ideja për të ardhmen u zhduk, pasi që problemi me BE-në qëndron aty se procesi i hyrjes është një proces i shkëlqyeshëm, mirëpo pasi të jeni futur, nuk është e qartë se çka duhet të bëni pastaj. Me hyrjen në BE ideja për të ardhmen zhduket, dhe pastaj paraqiten politikanë konspirativë, nostalgjikë, post-fakt politikanë, sikurse Kaçinski ose Orban.

E tani si është kjo e lidhur me gazetarinë, për shkak se një pjesë e pyetjes këtu ka të bëjë me filozofinë politike dhe, e dini, gazetaria nuk duhet të futet aty. Mendoj se ndoshta deri diku, vetëm për kolumnistët ose gazetarët e ideve apo ndoshta politika redaktuese e ndonjë gazete apo stacioni televiziv mund t’i kushtohet gjetjes së mënyrës për përparimin e shoqërisë. Mirëpo, e dini se jo të gjithë gazetarët mendojnë për këtë kur zgjohen në mëngjes, e dini se ne bëjmë tregime, me vite të tëra kam bërë filma dokumentarë, dhe nuk zgjohem në mëngjes duke menduar për të ardhmen, mendoj për storjen time, kjo është një gjë shumë praktike. Mirëpo, mendoj se ka të bëjë me punën e përditshme, praktike të tregimit të storjeve në gazetari. Mendoj se ka të bëjë me atë se ku e vendoni veten tuaj në raport me lexuesin. Nëse lexuesit tuaj i flisni me nënçmim, ju në fakt nuk i ndihmoni ati të arrijë diku, në qoftë se thjesht e bëni këtë, apo bëni gazetari të balancuar, që sipas mendimit tim janë gjepura të kota, të stilit, për shembull pesë minuta për Hitlerin dhе pesë minuta për hebrenjtë, dhe në qoftë se kjo është gazetari e balancuar, atëherë ju nuk i ndihmoni lexuesit të arrijë diku.

 

GAZETARIA TË BËHET RELEVANTE

Mendoj se ka mënyrë për të qenë gazetar, duke bërë hulumtime, kritika, e dini, të pushtetit,  për të qenë rigorozë dhe të udhëhequr nga faktet, duke e vendosur veten në raport ndryshe me shikuesin duke i kuptuar në mënyrë të vërtetë storjet për të cilat kanë nevojë shikuesit që të përparojë në jetën e tij/saj, duke u bërë (nuk kuptohet) mik me shikuesin dhe duke u përpjekur që ta kuptojnë se, për shembull, një storje për reformën e tatimeve, se si ajo do të ndikojë personalisht mbi ta, kush janë ata që përpiqen t’ua bëjnë jetën mjerim duke mos i reformuar tatimet dhe si ata mund të shkojnë përpara në arritjen e reformës më të mirë tatimore. Një lloj i gazetarisë, e cila ndoshta nuk bëhet aktivizëm, mirëpo ndoshta (nuk kuptohet) ndonjëherë si një aktivist, mirëpo ajo që është më me rëndësi, e merr pozitën e shikuesit dhe u ndihmon atyre të ecin përpara në jetën e tyre. Për disa njerëz këto janë “lajme konstruktive”, “lajme të bazuara në zgjedhje”, mirëpo janë mënyrë për t’u bërë relevant dhe për t’i rikthyer faktet në bisedë, për shkak se kur përpiqeni të dëshmoni diçka, përpiqemi t’i ndihmojmë lexuesi të ecë përpara, atëherë faktet bëhen përsëri të rëndësishme.

Ky është mendimi im për atë se si gazetaria duhet të ndryshojë dhe të përshtatet, të ndryshojnë me të vërtetë shumë ide që ndërlidhen me shërbimin publik, radiodifuzionin. Në Britani, BBC-ja gjithmonë ka qëndruar anash, kjo ka qenë gjithmonë pozita e saj, dhe mendoj se kjo duhet të përfundojë. Mendoj se me të vërtetë duhet të kuptohet shikuesi, të kuptohet audienca dhe t’u ndihmohet atyre që të kalojnë nëpër mjegull dhe nëpër konfliket që gjenden përpara tyre. Atëherë bëheni relevantë për ta, dhe atëherë mund ta riktheni bisedën e vërtetë të udhëhequr nga faktet, dhe ta merrni hapësirën në të cilën deri atëherë kanë vepruar demagogët dhe populistët, për shkak se në momentin kur ata thonë se janë në anën e shikuesit, ata nuk ofrojnë zgjidhje, ata i ofrojnë atij armiq, ata ofrojnë konspiracione, ose emigrantët si armiq, që ta bëjnë shikuesin të ndjehet mirë në njëfarë mënyre. Atë që e bëni ju është diçka tjetër, ju akoma jeni gazetarë, akoma kritikoni, akoma hulumtoni, akoma tregoni storje, mirëpo mendoni nga një këndvështrim pak më ndryshe. Sidoqoftë, le ta diskutojmë këtë ide.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button