Gjermania planifikon rritjen e numrit të ushtarëve

Gjermania do të rrisë numrin e ushtarëve të cilin aktualisht e ka 178 mijë në 198 mijë, deri në vitin 2024, për shkak të rritjes së detyrave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi thuhet se gjatë mbledhjes së ditës së sotme është vënë në dukje mungesa e personelit dhe nevoja për shtimin e tij.

Në deklaratë thuhet se deri në vitin 2024, numri i ushtarëve parashikohet të shkojë në 198 mijë, ndërsa i civilëve që punojnë në këtë dikaster të shkojë në 61.400.

Më parë numri i ushtarëve në këtë vend kishte një kufizim të caktuar, thuhet në deklaratë dhe më pas shtohet se në vazhdim numri i ushtarëve do të vlerësohet çdo vit dhe si pas nevojave do të veprohet.

Ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, thotë se kërkesa për ushtrinë e këtij vendi është gjithnjë e në rritje dhe si rrjedhojë ka nevojë për personel të kualifikuar.

Leyen ka theksuar se ndryshimet në ushtrinë gjermane të cilat nisën vitin e shkuar do të vazhdojnë dhe se ajo duhet të rritet për shkak të kërkesave në rritje. Momentalisht në ushtrinë gjermane ka 178 mijë ushtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button