Këshilla të dashurisë nga nënat dhe gjyshet

Pa dallim nga ajo se sa mund që një shoqe t’ju thotë se marrëdhënia e saj është e përkryer, kini në mendje se në çdo lidhje nuk lulëzojnë gjithmonë vetëm lule.

Të gjithë i kemi mosmarrëveshjet dhe problemet tona, por në një farë mënyre mund ta bëjmë lidhjen të vazhdojë më tutje. Ose të paktën të mundohemi ta përmirësojmë atë.

Këto janë këshilla të cilat me siguri i kanë praktikuar edhe nënat dhe gjyshet tona dhe që kanë dashur gjithmonë ne t’i kemi në mendje dhe të veprojmë sipas tyre.

  1. Mos filloni t’i bërtisni kur t’ju afrojë diçka që nuk doni. Bisedoni dhe gjeni një kompromis.
  2. Pas marrëdhënies afrohuni afër tij e zhveshur dhe përqafohuni. Nuk ka nevojë menjëherë pas orgazmës të kceni nga kreveti.
  3. Në takimin e parë me siguri nuk jeni ankuar për atë se sa jeni e shëndoshë. Mos e bëni këtë as në lidhje.
  4. Pa marrë parasysh sa kohë jeni bashkë, do t’i bëhet qejfi nëse e shikoni atë me një buzëqeshje të ëmbël dhe shikim të thellë.
  5. Pa dallim nga ajo se nuk ju pëlqen, ndonjëherë trajtojeni partnerin tuaj me intimitet në mëngjes. Ndoshta kështu mund ta zbuloni se në fakt ju pëlqen.
  6. Asnjëherë mos u zini në vende publike. Nuk ka nevojë të tjerët t’i dinë problemet tuaja.
  7. Mbajeni dozën e sharmit dhe çmendurisë dhe ndonjëherë bëni diçka që ai nuk e pret. Për shembull, derisa jeni duke ecur kapeni atë nga prapa, dhe kur t’ju shikojë vetëm buzëqeshni.
  8. Mundohuni që ndonjëherë edhe nëse nuk keni rast special të rregulloheni për të ose të vishni të brendshme të bukura.
  9. Mos u sillni si bineqë sijamikë. Nuk është pa tjetër që gjithmonë të dilni bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button