Mrekullia në Siri, vajza nxirret e gjallë nga rrënojat (VIDEO)

Pamjet e një vajze të mitur që nxirret e gjallë nga rrënojat e banesës së saj, në Damask, ka bërë xhiron e botës duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën dramatike atje, shkruan Top Channel, përcjell Portalb.mk.

Sipas raportimeve grupi i ardhur në ndihmë të vajzës janë pjesë e forcave rebele, të cilët kanë filluar të kërkojnë nën rrënoja pas apelit për ndihmë të nënës së saj. Kjo e fundit nuk po e gjente vajzën, pasi forcat e regjimit kishin bombarduar lagjen.

Fatmirësisht, vullnetarët arritën të gjenin vajzën dhe e nxorën nga rrënojat, dhe e dërguan më pas në qendër mjekësore të zonës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button