Brukseli nuk e komenton Platformën Shqiptare

Komisioni Evropian sot nuk ka dashur ta komentojë platformën e partive politike të shqiptarëve, por përsëriti se pret që së shpejti të formohet Qeveria e cila do të ketë mbështetje të gjerë politike, njofton Portalb.mk.

“Ashtu edhe siç deklaruam, nuk spekulojmë për formimin e Qeverisë, për programin në Maqedoni, por ajo që ne e presim është që pasi u mbajtën zgjedhjet, shpejtë të formohet edhe Qeveria e cila do të ketë mbështetje të gjerë politike dhe e cila do të përkushtohet në implementimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave prioritare. Ky është mjaft pozicion i qartë, ajo është që ne e presim”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button