Dramë e armatosur në Haraqinë të Shkupit

Në Haraqinë të Shkupit dje në ora 17.50 në një pompë të benzinës disa persona të maskuar dhe të pajisur më armë, kanë marrë qarkullimin ditor, njofton Policia e Maqedonisë, shkruan Portalb.mk.

Policia informoi se hajdutët me maskë në fytyrë dhe me armë i kanë kërkuar punëtorit i cili ka qenë në ndërrim paratë, dhe kanë ikur duke marrë me vete 180.000 denarë nga kasa e pompës së benzinës.

Janë ndërmarrë masa për zbulim të aktorëve të ngjarjes dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button