Kombëtarja, miqësore me Bosnjen në fund të marsit

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Bosnjen në 28 mars, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se është arritur akordi me atë boshnjake për zhvillimin e kësaj sfide.

Në komunikatën e saj, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur gjithashtu se ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjes do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ajo çfarë mbetet për t’u konfirmuar tashmë është vetëm ora e zhvillimit të kësaj ndeshjeje miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjes së Edin Xhekos e Miralem Pjaniç.

Përpara kësaj sfide, më 24 mars, kuqezinjtë e De Biasit do të luajnë sfidën e rëndësishme me Italinë për eliminatoret e Botërorit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button