LSDM: Asnjë qytetar nuk do të lihet në rrugë

Secili qytetarë do të ketë strehë mbi kokë, strehimi është e drejtë që i takon qytetarëve, dhe jo privilegj, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Askush nuk do të mbetet në rrugë, siç ndodhi përgjatë stinës së dimrit që po lemë pas. Do të hapim vendstrehime dhe pika për ushqim, në çdo komunë që do të ketë nevojë, në bashkëpunim me shoqatat qytetare lokale dhe nacionale. Pensionistët me të ardhura të ulëta, e të cilët nuk kanë mbështetje nga të afërmit dhe janë pa shtëpi banimi nuk do të duhet vetë të mundohen për të gjetur vendstrehim. Shteti do të ju ndihmojë. Do të subvencionohet qëndrimi i tyre në shtëpi të pleqve. Do të ketë edhe shoqata të pensionistëve që do të merren me organizim të strehimit të individëve të moshuar. Që t’ua lehtësojmë të moshuarve, strehimi do të jetë në lagjet me çmime të volitshme për shërbime mjekësorë, higjienike dhe ushqimore. Do të propozojmë ndryshime ligjore që të fusim të drejtën e përdorimit të banesave sociale. Ideja është që banesat sociale të zhvillohen në shoqata për komunitet kolektiv të cilat do të menaxhohen nga pushteti lokal. Të drejtë shfrytëzimi të banesave sociale do të kenë banorët të cilët janë në sistemin e mbrojtjes sociale, banorët me të ardhura të ulëta mujore dhe personat me nevoja të veçanta të cilët nuk posedojnë objekt të vetin për banim”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button