Receta për martesë të suksesshme: Mos i numëroni këto gjëra…

Pritshmëritë e mëdha nga jeta martesore mund të jenë arsyeja kryesore për shumë probleme me martesën tuaj.

Ja disa këshilla si të mos krijoni probleme në martesën tuaj:

  • Mos bini të fleni të inatosur me njëri tjetrin. Kjo mund të sjellë pasoja katastrofale. Mos i dëgjoni këshillat e të ashtuquajturve ekspertë të cilët thonë se problemin duhet ta lini të flejë, kjo nuk është aspak e vërtetë.
  • Mos parashikoni se çfarë dëshiron dhe çfarë jo partneri juaj. Parashikimi çon drejt problemeve. Bisedoni dhe lërni partnerit tuaj të shprehë vetë atë që e dëshiron.
  • Qëndroni larg stereotipeve në fillim të martesës. Mos i ndani gjërat si “mashkullore” dhe “femërore”. Të biseduarit dhe marrëveshja mund t’ju ndihmojnë shumë më tepër.
  • Mos i numëroni fitoret dhe disfatat. Në martesë nuk ka as fitimtarë e as humbës. Mos ia lini fajin partnerit tuaj nëse diçka nuk është në rregull. Mos u frikësoni nga diskutimi, luani një lojë të drejtë.
  • Mos mendoni se martesa është tërë kohën e përkryer. Njëlloj si jeta, edhe martesa ka sukseset dhe dështimet e saj. Ata të cilët mendojnë se martesa është ngjyrë rozë, për kohë shumë të shkurtër do të zhgënjehen. Në secilën martesë të suksesshme partnerët dijnë, ose mësojnë se si të menaxhojnë me problemet e vogla të përditshme.
  • Asnjëherë mos e gënjeni partnerin tuaj dhe mos jepni premtime të cilat e dini se nuk mund t’i përmbushni. Shumë martesa përfundojnë me divorc për shkak të ndonjë premtimi të pa përmbushur, sepse në një farë mënyre thyehet besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button