Le Pen e anulon takimin me myftiun libanez, nuk deshi të vendos shami

Kryetarja e Frontit Nacional dhe kandidatja e partisë ekstremiste të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, Maril Le Pen, e ka anuluar takimin me myftiun më të lartë të Libanit, Abdul Latif Derian, njofton Portalb.mk.

Le Pen e ka anuluar takimin pasi që e ka refuzuar kërkesën që ta mbulojë kokën me shami.

“Mund t’ia bartni respektin tim myftiut, por unë nuk do të mbulohem”, deklaroi Le Pen përpara gazetarëve.

Shërbimi informativ i myftiut, sot deklaroi se bashkëpunëtorët e kryetares së Frontit Nacional kanë qenë të informuar më parë për kërkesën e Le Penit që ta mbulojë kokën për takimin me myftiun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button