Gazetaria nuk duhet të shërbejë si platformë për shkëmbim të ofendimeve

[Recension: Artin Spahiu godet përfaqësuesit e Lëvizjes Besa: Sa idiot po më duken]

Sharjet nuk duhet të kenë vend në produktet gazetareske. Nuk është në interesin e opinionit që të informohet për ofendimet mes politikanëve, por për debatin e mirëfilltë mes tyre, për të mirën e përgjithshme. Prandaj, mediat duhet të kenë kujdes në publikimin e qëndrimeve, sidomos kur të njëjtat janë të publikuara në rrjete sociale dhe përmbajnë fjalë të pahijshme.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: Artin Spahiu godet përfaqësuesit e Lëvizjes Besa: Sa idiot po më duken

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2016

Data e recensionit: 14.02.2017

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë ka cituar një politikan, fjalori i të cilit nuk është aspak adekuat për t’u transmetuar në opinion. Liria e të shprehurit nuk duhet dikujt t’i japë luksin që të ofendojë dikë, e më së paku gazetarit ose medias që të shërbejë si transmetues i qëndrimeve që kanë përmbajtje nënçmuese.

“Sa idiote po më duket! T’ja jap nënshkrimet për të marrë mandatin dhe pastaj bisedime! Po pse tani që e kemi mundësinë të njohim ofertat e të dy koalicioneve maqedone në raport me Platformën Shqiptare, ne duhet të luajmë këtë lojë të papjekur?”

Në këtë kuptim, gazetari është përgjegjës edhe për fjalët e burimeve që i transmeton, sepse, përmes tij, ato qëndrime dalin në opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipeve ose diskriminimit, duke ia theksuar këtë opinionit. Kështu thuhet në Kodin etik gazetaresk. Ky parim nuk është marrë aspak parasysh në produktin që po e recensojmë.

Gazetarët çdoherë duhet të jenë të matur dhe të përdorin gjuhë neutrale, si dhe t’i shmangen gjuhës nënçmuese.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button