Një orë mësimi e jashtëzakonshme, nxënësit ndihmojnë mësuesen për propozimin e martesës

Një klasë është kthyer përmbys kur 20 nxënës u njohën me një temë shumë të rëndësishme – për të cilën mësuesja e tyre nuk kishte as më të voglën ide. Për Jennifer Lai ishte një ditë e veçantë në shkollë, kur i dashuri i saj prej tre vjetësh, Sam Nalbandia, arriti të realizojë një propozim epik para klasës së saj, në “Global Education Academy”, shkruan revista Class.

Ndërsa Jessica ishte në një dhomë tjetër, kolegët dhe motra e saj hynë në klasë për të ndihmuar nxënësit të përgatiteshin për surprizën e madhe. Kur u kthye, Jessica vuri re se fëmijët ishin mjaft të qetë dhe më pas u kërkoi të ulen për të parë një video të veçantë. “Sapo filloi të shfaqej ‘A Samifer Special’, mbeta pa fjalë!” – tregon Jennifer për HP.

Pas videos, 20 nxënësit u vunë në rresht dhe secili mbante në dorë nga një shkronjë për të formuar “Will You Marry Me (A do të martohesh me mua)?” Në momentin e fundit, Sam hyri në klasë me një buqetë me lule dhe u ul në gjunjë para mini audiencës së tyre.

Nusja e ardhshme iu përgjigj pyetjes me një PO të menjëhershme dhe hodhi një sy të shpejtë te disa fëmijë që ndërkohë i kishin mbyllur sytë: “Kemi biseduar për martesën, por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ndodhte në punë”,- tha Jennifer. “Jam shumë e lumtur që ishte menduar kështu, sepse edhe nxënësit e mi e kanë ndarë me mua këtë moment dhe Sam e di se sa të rëndësishëm janë ata për mua.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button