Maqedoni, rritet numri i kartelave bankare por keshi mbetet “mbret”

Posedimi i kartelave bankare në portofolat e qytetarëve të Maqedonisë është bërë e zakonshme në vitet e fundit, për dallim prej para 10-15 vitesh kur posedimi i tyre ishte diçka jo e zakonshme dhe “ekzotike”, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, edhe pse është rritur për dhjetë herë, gjegjësisht gati çdo qytetar posedon nga një kartelë, megjithatë ngec përdorimi i tyre në tregti dhe pagesën e shërbimeve të ndryshme.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, përkundër asaj se në përdorim janë gati 1.8 milion kartela bankare, megjithatë ato përdoren me 70 për qind për nxjerrjen e keshit dhe vetëm me 30 për qind për pagesa në 34.574 pika të pajisura me aparate për realizimin e pagesave të ndryshme.

Ekonomistët thonë se qytetarët e Maqedonisë ngadalë ndryshojnë shprehitë e vjetra për përdorimin më të madh të kartelave kreditore në vend të të hollave të gatshme.

Vlerësohet se përdorimi më i vogël i kartelave kreditore në Maqedoni vjen si pasojë e ndryshimit të ngadalshëm të shprehive që imponohet nga një kulturë specifike e pagesës që preferon përdorimin e parave gatshme si dhe të faktit se në Maqedoni funksionojnë 1034 bankomate që shpesh mungojnë në viset rurale, ose në teren janë prezente vetëm bankomatet e një banke më të fuqishme , ndërsa për nxjerrjen e keshit prej bankomateve të bankës jo-amë paguhen provizione që mund të arrijnë edhe 500 denarë për një transaksion.

Analiza e revistës “Kapital”, tregon se përkundër rritjes për dhjetë herë të numrit të kartelave, respektivisht prej 180 mijë kartela në vitin 2005 në 1.8 milion kartela në 2016- ën , 70 për qind tyre përdoren për nxjerrjen e keshit nga terminalet ku vlera mesatare e një nxjerrje të hollash është 4836 denarë apo afër 80 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button