Për meshkujt ekzistojnë 9 lloje të femrave

Pothuajse çdo herë, mendimet e tyre në lidhje me femrat meshkujt i shprehin sipas bisedës së parë. Përveç nëse nuk i shohin si shoqe.

Por, nëse nuk i vëndojnë në zonën e shoqërisë, zakonisht i rradhisin në njërën prej këtyre kategorive:

1.Femër për një natë

Për meshkujt, bëhet fjalë për një femër të lehtë e cila me siguri ka fjetur me shumë meshkuj të tjerë. Ato mendojnë se me këto femra mjafton t’i dërgojnë në ndonjë darkë ose tu blejnë dhuratë. Pjesa e trishtueshme këtu është se shumica e meshkujve këto femra i shohin me sy shumë negativ. Rrallë ndodh që ndonjë mashkull të dojë të lidhet me to, por brenda në vete të gjithë duan të flejnë me to, sepse janë të parezistueshme dhe shumë tërheqëse.

2.Vajza e mirë

Kjo vajzë e bukur është simpatike, e sjellshme dhe e mirë dhe të gjithë duan të jenë me të. Këto femra zakonisht menjëherë hyjnë në zonën e shoqërisë, sepse janë shumë të dashura, të bukura dhe janë më shumë për shoqëri. Ajo është një shoqe të cilën duan ta kenë meshkujt, sepse në krah të saj do të njoftohen me shumë femra të tjera.

3.Femra rezervë

Kjo është një femër me të cilën meshkujt vazhdimisht flirtojnë dhe kohë pas kohe edhe dalin në takime. Zakonisht me të shoqërohen kur janë të vetmuar ose nuk kanë të dashur. I konsiderojnë se femra të lehta sepse gjithmonë janë në dispozicion.

4.Femra e pa aritshme

Femra të sigurta në vetvete dhe tërheqëse për të cilën meshkujt vuajnë nga larg.

5.Femra e cila kërkon shumë

Kjo vajzë mund të jetë një femër e shkëlqyer, por të jetohet me të është shumë e vështirë. Me siguri është e llastuar dhe gjithmonë dëshiron që gjërat të shkojnë sipas dëshirës së saj. Ajo gjithmonë duket sikur sapo ka dalë nga ndonjë revistë mode, me siguri është tërheqëse, por njëkohësisht është jashtë mundësive për meshkujt që nuk kanë xhep të thellë.

6.Femra e ndaluar

Zakonisht këtu hyjnë të dashurat e shokëve të ngushtë pas së cilës meshkujt vuajnë fshehurazi.

7.Shoqja e ngushtë

Femra me të cilat gjithmonë kalojnë mirë. Ato janë shoqet e tyre më të mira, i kuptojnë dhe nuk i paragjykojnë. Për to zakonisht meshkujt kanë ndjenja romantike, sepse i shohin si pjesë të familjes.

8.Vajza e qetë

Kjo femër nuk flet për seks ose diçka që ka të bëjë me seksin. Ajo mund të jetë interesante por sjellja e saj ka gjasa të jetë shumë e mërzitshme për të dashurin e saj. Është shumë person i shtrënguar, nuk dëshiron shaka banale dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet.

9.Femra e përkryer

Në fakt, askush nuk mund ta japë një definicion të saktë për femrën e përkryer, sepse mendimet ndryshojnë nga personi në person.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button