Nuk kanë ushqim deri sa të formohet Qeveria e re, është mbyllur kuzhina popullore në Kumanovë

Shfrytëzuesit e kuzhinës popullore në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër mbeten pa ushqimin ditor, sepse nuk ka kush t’ju gatuajë. Qendra për Punë Sociale në Kumanovë nuk e ka vazhduar marrëveshjen me ndërmarrjen e cila deri tani ka përgatitur ushqim, as që kanë marrëveshje të re, tre sportelet e kuzhinës popullore prej të mërkurën janë mbyllur, ndërsa 230 njerëz nga shtresa më e varfër e qytetarëve kanë mbetur të uritur dhe janë lënë që vetë të gjinden dhe të ushqehen, përderisa nuk gjendet zgjidhje të problemit, ku sipas Qendrës Sociale, kjo ndodh për shkak gjendjes politike në shtet, shkruan SDK, përcjell Portalb.mk.

Nga Qendra për Punë Sociale në Kumanovë, pranojnë se shfrytëzuesit e kuzhinës popullore kanë ngelur pa ushqim, sepse ka përfunduar marrëveshja nga ana e ndërmarrjes, por thonë se kjo do të zgjasë disa ditë për deri sa të arrihet marrëveshja e re. Arsyetohen se janë në këtë gjendje për shkak të gjendjes politike në shtet, së pari sepse janë ndryshuar ministrat, dhe se nuk ka qeveri. I kanë lajmëruar shfrytëzuesit  dhe i kanë lutur për mirëkuptim.

Ushqimi për kuzhinën popullore në Kumanovë deri tanë është përgatitur në konviktin “Profesor Mijallkoviq”. Drejtoresha Lubica Pavllovska tha se marrëveshja ka përfunduar me 15 shkurt, a në ndërkohë nuk është hapur tender i ri.

“Ne ofruam që ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe të bëjmë marrëveshje të re, por nuk ka kush ta nënshkruajë. Drejtori është larguar, ndërsa udhëheqësja e re nuk ka autorizim për nënshkrim. Si do e zgjedhin problemin nuk e dimë, por nëse hapet tender i ri do të kalojë një deri dy muaj derisa të përfundojë procedura. Më e thjeshtë është që të vazhdohet marrëveshja me ne”, shtoi Pavllovska.

Ushqimi i kuzhinës popullore ndahet në dy lokacione në qytet, në hapësirat e komunitetit lokal afër shkollës së muzikës dhe te tregu i gjelbër në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, ndërsa për shfrytëzuesit në Nagoriçan të Vjetër në Konviktin e Fshatit Dragomanc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button