Pse heshtën deputetët shqiptarë dhe lidershipi i BDI-së?

Establishmenti politik maqedonas edhe pas vitit 2001 vazhdoi me avazin e vjetër të kontestimit të çështjeve edhe pse në një farë mënyre ishin të rregulluara me amendamentet kushtetuese. Akoma vazhduan të sillen si palë e cila e ka mundësinë që të jep të drejtë karshi kushtimisht thënë palës që kërkon të drejta.

Si kruciale ishte çështja e gjuhës shqipe dhe përdorimi i flamujve të bashkësive etnike. Këta dy çështje u rregulluan në mënyrë perfide me DY standarde për mënyrën e përdorimit edhe pse të dyja u takojnë VEÇORIVE NACIONALE.

Kemi shkruar me kohë, por fatkeqësisht DEPUTETËT shqiptarë të përbërjes në vitin 2005 dhe në vitin 2011 kurrë edhe soll u ndryshua dhe plotësua Ligji për përdorimin e Flamujve të bashkësive në RM, nuk lexuan gjë .

Atëherë deputetët shqiptarë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nga megalomania apo nga padijenia fare nuk i mori parasysh sugjerimet tona. Kjo heshtje ndodhi ose për ta kursyer ortakun politik VMRO-DPMNE-në në qeverisje apo nga mosdija (edhe pse kjo e dyta nuk është argument) u manipuluan duke heshtur gjatë ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit në fjalë në vitin 2011-të. Ndryshimi ndodhi pas vendimit të gjykatës kushtetuese të sjellë më vitin 2007-të. Megjithatë, PSE DEPUTET SHQIPTARË U MANIPULUAN përfshirë këtu edhe lidershipin e BDI-së është çështje e cila duhet trajtuar në një formë analitike tjetër.

Miq të dashur, duhet thënë një të vërtetë të madhe këta dy veçori nacionale në mënyrë perfide si të drejta, janë ngushtuar duke interpretuar në mënyrë hajdute amendamentet kushtetuese dhe kundrual kësaj u sollën Ligje me përmbajtje dhe frymë RIGIDE për përdorimin e gjuhës shqipe dhe flamurit .

E VËRTETA ËSHTË KJO: Përdorimi i flamurit të Bashkësisë etnike shqiptare bile edhe cilës do bashkësi tjetër, në bazë të amendamentit përkatës p.sh. organet e në veçanti pushtetet lokale janë të obliguar sipas amendamentit që p.sh. flamurin e kombit shqiptarë dhe të tjerat ti përdorin në çdo cep të territorit të Maqedonisë pra edhe në atë komunë ku ka edhe vetëm një familje shqiptare.

Kush nuk e beson këtë e argumentojmë kudo që ta shohin të arsyeshme në prani të cilit do, deputetët shqiptarë e kishin ARGUMENTIN NË DORË por ose nuk e panë ose u shtirën se nuk e kanë parë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button