Taravari – Spasovski: Ja çfarë u bisedua në takimin Aleanca për Shqiptarët – LSDM (VIDEO)

16.20 – Ishte takim konstruktiv mes dy partive, me këto fjalë Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët doli para gazetarëve pas takimit me LSDM-në.

“Biseduam për mundësinë e formimit të një shumice të re, dhe ne do t’ia kishim dhënë nënshkrimet mandatarit të ri nëse vjen deri te formimi. Biseduam në përgjithësi për principet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Biseduam për shumë tema dhe do të ketë takime të ardhshme” tha Taravari duke mos dhënë shumë detaje për takimin, njofton Portalb.mk.

“Presim që së shpejti t’i marrim nënshkrimet nga partnerët që të mund ta marrim mandatin për formimin e Qeverisë. Biseduam për ardhmërinë e Maqedonisë, për principet e qeverisjes së qeverisë së ardhme, për principet e formimit të shumicës së re parlamentare në Maqedoni, për nevojat e qytetarëve të Maqedonisë, për përmbushjen e interesave kombëtare të bandit, anëtarësim në NATO dhe BE, zhvillimin ekonomik.” tha Oliver Spasovski nga LSDM-ja duke theksuar se me BDI-në ende janë në bisedime për ligjin për gjuhët, njofton Portalb.mk.

15.10 – Radmila Sheqerinska, Oliver Spasovski dhe Renata Deskovska nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kanë ardhur në takim.

15.00- Arben Taravari, Agon Ferati dhe Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët kanë arritur në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Gazetari i Portalb.mk njofton se në çdo çast pritet të arrijnë edhe anëtarët e LSDM-së.

*****************************************************

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM, sot në ora 15:00 në hotelin Aleksandar Pallas, do të realizojnë takim për të biseduar për çështjen e gjuhës shqipe, ndarjen e Buxhetit dhe pikat tjera të Deklaratës Shqiptare, shkruan Portalb.mk.

Mbrëmë sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, në një deklaratë për TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zoran Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në

“LR-PDSH-ja do formoj një komision i cili do të bisedojë me LSDM-në. Shpresojmë se këto ditë, sot ose nesër do të ketë takim të tillë mes komisioneve të punës ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ku do të bisedohet për platformën, ligjin për gjuhë dhe për gjërat tjera të cilat tangojnë një koalicion të mundshëm të ardhshëm qeveritar. Ne si tre deputet jemi të gatshëm t’i ja japim Zaevit nënshkrimet, normalisht pas asaj do të bëhen bisedime tjera eventuale për votim të Qeverisë”, tha Taravari.

Ndryshe, Lëvizja BESA ka konfirmuar se është e gatshme që t’i jep nënshkrimet që LSDM-ja ta marrë mandatin, ndërkaq nga BDI ende nuk janë të vendosur.

LEXO: Ja çfarë përmban draft-ligji i LSDM-së që e shqyrtojnë BDI-Aleanca

LEXO: Lëvizja BESA: Tryeza e Partive Parlamentare Shqiptare nuk është konstituuar

LEXO: Gashi flet për trupin që e paralajmëroi Sela

LEXO: Taravari: Aleanca për Shqiptarët gati ti jep nënshkrimet Zaevit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button