Shfajësohet Zaev për “bombën” në Kumanovë

Këshilli Penal i Gjykatës së Kumanovës solli vendim me të cilin shfajësohet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për padinë private të Viktor Cvetkovskit nga partia e Stevçe Jakimovskit – GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.

Cvetkovski e padiste Zaevin, nënkryetarin e LSDM-së, Damjan Mançevski dhe kryetarin e organizatës komunale, Martin Kostovski, për shkak të publikimit të bisedës së përgjuar mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ku flasin për sigurimin e votave për VMRO-DPMNE-në mes dy rretheve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button