SHBA planifikon “deportime të menjëhershme” të emigrantëve

Në përputhje me premtimin parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Trump, është përgatitur një propozim plan me të cilin do të përshpejtohet procedura për “deportim të shpejtë”, që do të përfshijë një numër të madh të emigrantëve të paregjistruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “McClatchy“ ka publikuar dy memorandume të brendshme të cilat kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ua ka dërguar zyrtarëve të Departamentit në të cilat paralajmërohet zbatimi intensiv dhe masiv i “deportimit të shpejtë”.

Veprime të tilla deri më tani janë zbatuar vetëm mbi emigrantët të cilët policia e vendit i ka kapur më së voni 14 ditë nga data e hyrjes së tyre në shtet, dhe jo më larg se 100 milje (160 kilometra) nga kufiri.

Emigrantët e tillë janë deportuar pa procedurë gjyqësore. Plani i ri i administratës së Trumpit parasheh që afati 14 ditorë të zgjatet në dy vite, ndërkohë që masa e lokacionit të kapjes së emigrantëve të hiqet e tëra.

Nëse miratohen, masat e reja do të mundësojnë deportimin e shpejtë të mijëra emigrantëve pa u nënshtruar fare procedurave gjyqësore.

Në një memorandum të brendshëm të nënshkruar nga Kelly, parashikohet ndjekja penale për familjen e fëmijës së mitur i cili është futur në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më vonë kanë ardhur edhe prindërit.

Në tre vitet e kaluara në SHBA kanë hyrë ilegalisht 155.000 emigrantë të mitur, ndërsa 60 për qind nga ata, pas marrjes së statusit legal, kanë sjellë në SHBA edhe prindërit e tyre.

Administrata e ish-presidentit Baracka Obame ndaloi deportimin e emigrantëve të mitur, ndërkohë që Kelly planifikon të shfuqizojë edhe këtë ndalesë.

Memorandumet e brendshme të Kellyt nuk kanë marrë ende miratimin e Shtëpisë së Bardhë, por sipas udhëzimeve politike të Trumpit lidhur me çështjen e emigracionit, kjo mund të ndodhë së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button