Taravari: Aleanca për shqiptarët gati ti jep nënshkrimet Zaevit

Më së voni deri nesër përfaqësues të LR-PDSH-së në emër të Aleancës për Shqiptarët do të takohen me përfaqësues të LSDM-së ku do diskutojnë rreth propozim-ligjit të shqipes dhe pikat e tjera të Deklaratës së përbashkët. Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në, njofton Tv 21.

“LR-PDSH-ja do formoj një komision i cili do të bisedoj me LSDM-në. Shpresojmë se këto ditë, sot ose nesër do të ketë takim të tillë mes komisioneve të punës ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ku do të bisedohet për platformën, ligjin për gjuhë dhe për gjërat tjera të cilat tangojnë një koalicion të mundshëm të ardhshëm qeveritar. Ne si tre deputet jemi të gatshëm t’i ja japim Zaevit nënshkrimet, normalisht pas asaj do të bëhen bisedime tjera eventuale për votim të qeverisë”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button