Babai, “shpëtimtari” i Lady Gaga-s

Këngëtarja e mirënjohur, Lady Gaga, tha se dashuria ndaj babait e ndihmoi për të shpëtuar nga droga, të cilën filloi ta merrte në vitin 2005 vetëm për të rritur famën, gjë që ishte një gabim i madh nga ana e saj.

“Babai im është një burrë shumë i fuqishëm, një njeri i mrekullueshëm. Kështu një ditë ai më shikoi dhe më tha: ‘Ti je vetëm një fëmijë. Unë dua vetëm të tregoj se nëse do të takosh ndokënd në këtë gjendje, dhe çdo shok që do të kesh në të ardhmen, ti do ta humbësh’.

Ndërsa unë e shikova dhe e dija se kisha gabuar me jetën time. Por ai kurrë nuk më tha asnjë fjalë për drogën”, pohoi Gaga. Lady Gaga tha se shprehia e saj u rrit kur ajo filloi të merrte kokainë vetëm në banesën e saj.

“Nuk mendoja se po bëja ndonjë gabim me veten, derisa më panë edhe shoqëria ime dhe më thanë: ‘A po e bën vetëm këtë gjë?’. ‘Po, unë dhe pasqyra’, iu përgjigja atyre. I falënderohem babit tim që më ndihmoi për t’u çliruar nga droga, sepse nga ajo që isha nuk kishte mbetur më asgjë, dhe tani jam shumë mirë”, tha Gaga për mediat e huaja. Ajo me këtë rast iu përgjigj edhe disa kritikëve të cilët pohuan se videoklipet e saj janë të mbushura me gjëra të ndaluara.

“Unë videoklipet i bëjë për adhuruesit e mi të cilat i pëlqejnë. Kritikët e ndryshëm të cilët thonë se këto përmbajnë gjëra të ndaluara u them që t’i shikojnë me kujdes dhe ta shohin se unë në to e pasqyrojë realitetin dhe asgjë më shumë”, shtoi kjo këngëtare e njohur. Ajo me këtë rast bëri të ditur se së shpejti do ta plasoj edhe këngë e saj më të re e cila do të jetë krejt ndryshe nga krijimet e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button