Reagimi i Melanias kur Trump ia prek krahun, nxit spekulime se ajo po qëndron e martuar pa dëshirë (Foto/Video)

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer serish kundrejt presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për shkak të një reagimi të Melania Trump, kur çifti ishte para publikut, shkruan Lajmi.net.

Zonja e Parë e ka shoqëruar burrin e saj gjatë fundjavës në Florida, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Ish-modelja e prezantoi Trumpin para publikut, mirëpo kamerat e kanë kapur reagimin e çuditshëm të saj kur presidenti i është afruar pranë.

Reagimi i 46-vjeçares ka nxitur komentime të shumta në rrjetet sociale, disa prej të cilëve mendojnë se Melania nuk po qëndron e martuar me Trump me dëshirën e saj.

mel

Lidhja e çiftit të parë amerikan është përfolur që nga dita e parë e zgjedhjes së Donaldit për postin në Shtëpinë e Bardhë.

Është thënë se Melania nuk është aspak e lumtur me jetën e saj. Raportohet se ajo po lufton me realitetin e ri të krijuar pas triumfit të burrit të saj si president i SHBA-ve dhe nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë si Zonja e Parë.

Ajo konsideron se ëndrra e saj për një brend të modës është dëmtuar rëndë, po ashtu e ka të vështirë të përballet me përplasjet publike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button