Të jetosh në pesë vendet më të lumtura të botës, ja lista

Raporti i Lumturisë Botërore, i botuar nga  UN Sustainable Development Solutions Network, mati mirëqënien e banorëve në më shumë se 150 vende, bazuar në 66 faktorë kyçe: Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për kryeqytet, pritshmëritë e jetës së shëndetshme, të paturit e dikujt për t’u mbështetur, liria e perceptuar për të patur zgjedhje për jetën, liri nga korrupsioni, dhe në fund, bujaria. Raporti konkludoi se njerëzit më të lumtur fitojnë më shumë gjatë jetës së tyre, janë më efiçentë dhe janë qytetarë më të mirë.

A je i interesuar për të gjetur vetë pakëz lumturi? Qytetet e mëposhtme janë pesë qytetet më të lumtura të botës, të cilat të gjitha janë në Europën veriore, dhe tre prej tyre ndodhen në Skandinavi.

AARHUS, DANIMARKË

Qyteti i dytë i Danimarkës është në bregun lindor të bregut të Jutlandit, zona kontinentale e vendit, 150 km në perëndim të Kopenhagenit. I bekuar me një port të madh natyror, Aarhusi ka terminalin më të madh në vend dhe një skelë industriale, por gjithashtu një flotë detare pushimi pranë qendrës së qytetit, ku njerëzit munden të bëjnë ski në ujë dhe të lundrojnë. Mijëra studentë vijnë çdo vit për të ndjekur një numër Universitetesh dhe Kolegjesh, duke e mbajtur qytetin e dytë më të madh në Skandinavi, një nga më të rinjtë demografikisht, ndërkohë që muzeumet e Aarhusit, festivalet muzikore dhe teatrot e hapura, e bëjnë qytetin shumë të gjallë kulturalisht. Shumë nga të rinjtë kalojnë në Vadestedet, një zonë për këmbësorë në qendrën e qytetit përgjatë lumit Aarhus, e mbushur me dyqane, kafene të hapura dhe restorante. Lagjia Latine është rajoni më i vjetër i qytetit, me rrugë të ngushta dhe shtëpi mesjetare, ndërsa Isberget (Akullnaja), zhvillimi më i ri rezidencial i qytetit, është ndërtuar në fundin verior të portit dhe është projektuar në mënyrë të tillë, që të gjitha apartamentet të kenë një pamje befasuese të detit.

Gjetja e një apartamenti është e vështirë, veçanërisht kur studentët fillojnë sezonin e tyre në gusht dhe në dhjetor, dhe shumë qiradhënës kërkojnë një kapar qiraje për disa muaj. Zonat rrotull qendrës së qytetit janë gjithmonë popullore, për afërsinë që kanë me supermarketet, restorantet dhe në ofrimin e jetës së natës. Në veri të qendrës, Trøjborg-u modern tërheq artistët, studentët dhe të tjerë tipa krijuesish. Një pronë në qendrën e qytetit kushton 25,000 korona daneze për metër katror, ndërsa një apartament me tre dhoma gjumi në qendër jepet me qira midis 8,000 dhe 10,000 korona daneze për muaj. Jashtë qendrës, një pronë kushton 22,000 korona daneze për metër katror, dhe apartamentet me tre dhoma gjumi fillojnë me 6,500 korona daneze.

OSLO, NORVEGJI

Më i qeti ndër kryeqytetet e Skandinavisë, Oslo është gjithashtu më i afërti me natyrën, duke u pozicionuar në fundin verior të Oslofjordit, dhe në sfond ka pyje edhe male. Por qyteti është gjithashtu i madh për kulturën, që nga festivalet e veta të shumta muzikore tek Parku i përtërirë i Ekebergut, një park skulpture publik që u hap në Shtator 2013, e që përmban punë nga Louise Bourgeois, si edhe Rodin dhe Renoir. Qendra e qytetit gumëzhin me restorante të reja, bare, klube dhe dyqane, ndërsa ai që të befason, Pallati i Operës është tipi i arkitekturës së klasit botëror, të cilin njerëzit udhëtojnë për ta parë.

Me ekonominë norvegjeze që pompohet nga industria e vet e naftës dhe me koronën norvegjeze të fuqishme, Osloja radhitet midis qyteteve më të shtrenjta të botës.

Një rajon popullor mu në perëndim të qëndrës së qytetit është Frogner-i, i cili shtrihet nga balli i portit tek Pallati mbretëror dhe Parku Frogner, me destinacion tek Parku Vigeland, i cili tërheq më shumë sesa një milion vizitorë çdo vit, për të parë më shumë se 200 skulpturat jashtë në ambient të hapur. Shtëpitë e qytetit përfshijnë ndërtesa të vogla apartamentesh, dhe zona ka shumë restorante, dyqane mode, galeri, dhe hapësira të gjelbëra. Dy vendndodhje në bregdetin e Frognerit janë veçanërisht të dëshirueshme, sipas Lief Laugen, president dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë së pasurive të paluajtshme, Krogsveen.

“Aker Brygge është një skelë e vjetër komplet e rindërtuar me qindra apartamente dhe restorante, bare, kinema dhe ndërtesa zyre”, thotë Laugen. Dhe Tjuvholmen është kompleks apartamentesh realizuar prej arkitektëve më të mirë Skandinavë, gjithashtu ka Muzeumin Astrup Fearnley të Artit Modern, i projektuar nga Renzo Piano, një plazh për not, dyqane dhe zyra.

Në anën lindore të qytetit përmes lumit Akerselva, Grünerløkka është gjithashtu shumë e dëshirueshme. Një zonë dikur e klasës punëtore, është bërë shtëpi për shumë studentë, tipa krijuesish, dhe familje të reja. Çmimi për metër katror i një prone në Frogner përshkallëzohet midis 35,000 deri në 80,000 korona norvegjeze. Qiraja për një apartament prej tre dhomash në qendrën e qytetit është rrotull 15,000 deri në 20,000 korona në muaj. Zakonisht, kohët më të ngarkuara janë në Dhjetor/Janar dhe Korrik/ Gusht, kur studentët fillojnë shkollën dhe Universitetin.

GJENEVE, ZVICËR

Gjeneva është e vendosur në fundin jugperëndimor të Liqenit të Gjenevës, në sfond i rrethuar nga Alpet dhe Malet e Jurës, pranë me kufirin francez. Ndërsa gjuha zyrtare e sofistikuar e qytetit Zviceran është ajo franceze, Gjeneva është një qendër globale financiare dhe një nga selitë e zyrave qëndrore të Kombeve të Bashkuara, vend për dhjetëra zyra të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Organizatën e Shëndetit Botëror, ashtu si edhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Organizatën Europiane për Kërkime Bërthamore (CERN). Si rezultat, pothuajse gjysma e banorëve të qytetit janë të huaj.

Lumi i Ronës e ndan qytetin në Rive Gauche, ku ndodhet Qyteti i Vjetër, Universiteti i Gjenevës dhe Katedralja Shën-Pierr, dhe Rive Droite me parqet e veta të shumta, organizatat ndërkombëtare dhe NGO-të. Në verë, plazhe si Baby Plage dhe Bains des Paquis në brigjet e liqenit u sigurojnë banorëve mundësi për të notuar dhe për të bërë banjo dielli. Në dimër, shumë vetë vërshojnë në vendpushimet e skive në masivin e Mont Blanc, siç janë Chamonix dhe Courmayeur.

Qyteti i Vjetër është njëri nga vendet më të shtrenjtë për të jetuar, por rrethinat përgjatë liqenit, si Cologny e begatë dhe e shtrenjtë, janë gjithashtu shumë të kërkuara. Jugu i qendrës së qytetit, Carouge është një rajon artistik me një treg të hapur të madh, një skenë e begatë kulturore dhe me restorante shumë të mira. Shumë të huaj udhëtojnë nga qytetet e Francës aty pranë, ku shtëpitë janë më pak të shtrenjta, si Saint Julien në jug të qytetit dhe Ferney-Voltaire në Veri. Shumë apartamente dhe shumica e shtëpive merren me qira të pamobiluara dhe qytetarëve jozviceranë, u duhet zakonisht një leje e posacme për të blerë pronë.

“Prona në Gjenevë kërkohet shumë, por ka pak në vendet e begata”, thotë Peter Frigo, partner i Engel & Völkers, Zvicër. “Çmimet kanë rënë paksa, por janë akoma nga më të lartat në botë, të krahasuara me Shën Moritz [në Zvicër] dhe Hampton-in [në New York]”. Në qendrën e qytetit, apartamentet me dy dhoma fillojnë tek rreth 2.5 milion franga zvicerane, dhe një apartament me tre dhoma gjumi jepet me qira për, midis 3,000 dhe 4,500 CHF në muaj. Një pronë me dy dhoma gjumi në Cologny është mesatarisht rreth 3.5 milionë CHF, dhe çmimi mesatar i marrjes me qera është 2,000 CHF në muaj.

UTRECHT, HOLLANDË

Utrechti, vetëm 40 km në jug të Amsterdamit, është një qytet kompakt i mbushur me kafene të këndshme dhe restorante, me mijëra studentë të cilët ndjekin Universitetin e respektuar të Utrecht-it, si dhe shumë artistë dhe muzikantë. Përgjatë me Oudegrachtin, kanali qëndror, bare në nivelin e qilarit dhe bare me muzikë, shtrihen në rrugën e kalimtarëve në breg të lumit, i cili është një vend mahnitës për të parë varkat dhe zogjtë kalmitarë. Domtoren, ose kulla e katedrales, është më e larta në vend, dhe nga maja vizitorët mund të shohin të gjithë qytetin poshtë. Pranvera dhe vera sjellin stinën e festivaleve, duke përfshirë Festivalin e Filmit Kombëtar të Hollandës në Shtator, dhe çdo të shtunë Oudegrachti lulëzon me tregun javor të luleve.

“Utrechti ka të gjitha tiparet e qytetit të madh, me një atmosferë të një qyteti të vogël dhe është shumë më i qetë sesa Amsterdami ose Roterdami”, thotë Roald de Waard, një agjent vendas pronash të paluajtshme. “Ka një sistem publik transporti të shkëlqyer dhe një popullsi të re dhe të mirë-shkolluar.”

Qendra e Utrecht-it, pranë dy shesheve kryesore Janskerkhof dhe Neude, dhe pranë Dompleinit, sheshit të katedrales, është popullore për shëtitjet dhe mundësinë që të ofrojnë jeta e natës dhe restorantet. “Zonat më të mira janë në pjesën lindore të qytetit, kaq të shtrenjta sa parku Wilhelmina i cili ka vila që nga 1900-a,” tha de Waard. Gjithashtu popullor është Oudëijk-u fqinj ku shtëpitë janë duke u modernizuar, siç është Wittevrouwen me pak kate në veriperëndim të qytetit, me shtëpitë e veta për familjarë, të ndërtuara në 1920-ën dhe 30-ën.

Perëndimi i Stacionit Qëndror, Lombok është etnikisht i shumëllojshëm, me një popullsi turke dhe nga Lindja e Mesme, dhe tërheq turmën liberale dhe familjet e reja. Më në perëndim, jashtë qytetit, një rajon modern i quajtur Leidsche Rijn është zhvilluar gjatë dekadës së fundit me parqe biznesi të mëdha, dhe më shumë sesa 10, 000 shtëpi, dhe bujt momentalisht rreth 30000 banorë. Apartamenti mesatar me dy dhoma gjumi kushton rreth 200,000 deri në 250,000 euro brenda dhe rrotull qendrës së qytetit. Çmime Mesatare Qiraje për një apartament me dy dhoma gjumi në një lagje të mirë janë midis 1,250 dhe 1,400 euro në muaj.

MALMO, SUEDI

Malmo është qyteti i tretë më i madh i Suedisë, por pas më shumë sesa një dekade i lidhur me Kopenhagenin përmes Urës së Oresundi-t, konsiderohet gjithashtu pjesë e një zone më të madhe trans-kombëtare metropolitane. Ka provuar “dhimbjet” e rritjes: qyteti multikulturor momentalisht ka popullsinë më të madhe myslimane në Skandinavi dhe sulmet anti-Semitike kanë qënë në rritje. Kryebashkiakja është betuar t’i luftojë ato me më shumë seriozitet sesa paraardhësi i saj.

Malmo është gjithashtu qyteti i parë i tregëtisë së drejtë, që do të thotë se në vendet e punës shërbejnë çaj dhe kafe dhe dyqanet nxisin konsumin etik. Ndërsa qyteti i vjetër dhe sheshet e tij janë magjepsëse sa kurrë më parë, zhvillime të reja, arkitekturë, transport dhe projekte të gjata kanë tërhequr kompani teknike, studentë universiteti dhe imigrantë nga bota mbarë. “Është kollaj të vish rrotull, ti mund të ngasësh një biçikletë përgjatë gjithë vendit dhe je gjithmonë afër detit dhe fshatit”, thotë Daniel Saveman, një agjent pronash i Fastighetsbyrån. “Është gjithashtu shumë afër me Kopenhagenin dhe pjesën tjetër të Europës”.

Banorë të Gamla Väster në anën perëndimore të Qytetit të Vjetër, midis sheshit qëndror Storgorget dhe gjelbërimit të parkut Slottsparken, me sukses luftuan kundër shembjes dhe rinovimit urban në 1970-ën. Tani shtëpitë e vogla dhe ndërtesat janë shumë të çmuara dhe popullore. Në anën tjetër të parkut, me çmime të arsyeshme, Slottsstaden-i qetë ndodhet pranë plazhit Ribersborg. Në buzë të ujit lagjia e rinuar e Västra Hamnen është shtëpi për kullën turistike të Santiago Caltrava e quajtur Turning Torso, më e larta në Suedi. Më tej në perëndim, Limhamm, ngjitur me Urën Oresund, është një vend i mirë për të parë për shtëpi pranë detit. Sa për një mesatare, një shtëpi me dy dhoma gjumi në këto zona të dëshiruara varion nga 1.4 deri në 1.8 milion korona suedeze, ndërsa qeraja mesatare për një apartament me dy dhoma gjumi varion, nga 5,000 deri në 8000 korona suedeze./Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button