A duhet t’i fshijmë fotot e ish-të dashurit? Ja si përgjigjet psikologia!

Në momentin e parë që në jetën tonë vjen një njeri i ri, gjëja e parë që shumica prej nesh bën, është që të fshijmë të gjitha fotot, apo gjurmët që ish-i jonë  ka lënë nëpër rrjetet sociale. Kjo herë, me dëshirën tonë, e herë na imponon personi i ri që është futur në jetën tonë. Por, a është kjo gjëja e duhur?! Nëse i dashuri aktual na kërkon që të fshijmë të gjitha fotot e ish-it a duhet ta bëjmë? Ja si i përgjigjet psikologia E.Jean e revistës Vogue, kësaj pyetje, shkruan Bordo.al.

“Mos i fshij. Secili nga të dashurit, apo personat që ke patur në jetën tënde është një gur i çmuar. Çdo kërcu, horr, princ, i pandreqshëm, që ti ke dalë në jetën tënde është një shtyllë drejtuese e jotja. Si mund t’i mbani mend mësimet që keni marrë nga marrëdhëniet e mëparshme, nëse i fshini të gjitha kujtimet?! Kush e zotëron të kaluarën tënde? Sigurisht që ti. Nëse ti mendon se tani ai do të jetë i vetmi, atëherë dëgjoje dhe këtë. Kur një burrë të kërkon të fshish të kaluarën dhe të kontrollojë privatesinë tënde, atëherë kjo nuk është një shenjë aspak e mirë për të ardhmen. Pronësia është një shenjë pasigurie dhe një njeri i pasigurt nuk është një zgjedhje e mirë. Pra herën tjetër që i dashuri juaj ju kërkon të fshini të kaluarën tuaj, atëherë është ai të cilin duhet t’a fshini menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button