Akuza të rënda pa dëshmi

[Recension: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet!]

Теkst pa asnjë argumentim, artikull pa peshë informative, material të cilit i mungojnë pothuajse të gjitha elementet e një produkti të besueshëm mediatik, duke filluar nga faktet, e deri te burimet…

Linku deri te artikulli origjinal1111: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet!

Data dhe koha e publikimit: 15.02.2017   09:30

Data e recensionit: 18.02.2017

Recensues: Vlladimir Mirçeski

  

E KU JANË FAKTET?!

Publikimi që i nënshtrohet këtij recensioni nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë profesionale. Ai më tepër i ngjan përmbajtjes së krijuar në ndonjë qendër politike-partiake. Në favor të konstatimit të këtillë ka disa elemente. Kështu, për shembull, formulimi se LSDM-ja e ka pranuar të ashtuquajturën platformë të partive shqiptare është pohim serioz që duhet të argumentohet fortë. Mirëpo, një gjë e tillë në këtë artikull thjesht nuk është bërë. Thënë thjesht, ka akuza, mirëpo nuk ka asnjë dëshmi. Vetëm thuhet se gjithçka që ka kërkuar blloku i partive shqiptare, Zaevi ka pranuar. Asgjë tjetër! Nuk ka fakte, nuk ka burime të informatave, nuk ka bashkëbisedues, nuk ka asgjë.

Nuk është respektuar as rregulli themelor gazetaresk për verifikim plotësues të informatave, e as që është kërkuar mendim nga pala e dytë. Së paku ta kishin kërkuar një numër dhe të kishin pyetur: “LSDM, çka keni pranuar e çka nuk keni pranuar nga kërkesat e përmendur”.

Prandaj, është e qartë si dritë e diellit se artikulli është spekulim.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Ndërsa titulli: “ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet!” është tregim në vete. Ka gjithçka që nuk duhet: tendenciozitet, spin, e orienton publikun në interpretim të gabuar…

Ky është manipulim i rrezikshëm, i cili në kombinim me fotografinë jashtë kontekstit, është reçetë për skenar të rrezikshëm që mund të krijohet te publiku të cilit i drejtohet ky artikull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button