LSDM: Nuk ka vaksina, foshnjat nuk vaksinohen kundër tuberkulozes

LSDM sot akuzoi se katër muaj Klinika e Gjinekologjisë fëmijët i lëshon pa pranim të vaksinës kundër tuberkulozës, njofton Portalb.mk.

“Edhe pse është më se e rekomandueshme që foshnjat e porsalindura të vaksinohen menjëherë kundër tuberkulozes menjëherë pas lindjes, prindërit nuk mund që t’i dërgojnë në vaksinim. Sipas informatave që i kemi, vaksina kundër tuberkulozes nuk ka as në poliklinikën e Bit Pazarit, as në Idadija, por as në poliklinikën Bukuresht, ndërkaq njëjtë është situata edhe në shumicën e qyteteve në tërë Maqedoninë”, deklaroi d-r Angellço Andonovski, anëtarë i Komisionit të Shëndetësisë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, ministri i Shëndetësisë është i informuar se nuk ka vaksina të tilla, ndërkaq përpara tre javëve kur nga kjo Klinikë duhej që të lëshohet një bebe e një këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, është sjellë dozë nga vaksina me të cilën janë vaksinuar edhe 30 foshnje tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button