Pagëzimi i shqipes me dashuri!

Kjo gjuha jonë shqipe na ka lodhur që nga koha e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët e sotme, paskërka qenë gjuha më e pa fatë në botë. Për çudi, asnjëra palë shqiptare nuk pajtohen me palën tjetër, prej katër Vilajeteve të më parshme, asnjëra si ka ndihmuar tjetrës.

Njëra palë, ajo e toskërisë shqiptare bukur e flasin gjuhën standarte shqipe, janë më lirikë e poetikë, ama, lirika e poetika ka të bëjë më shumë me atë karakterin emocional femëror të fustanellave të tyre; pala e dytë, ajo e gegërisë shqiptare, nuk e përdor atë muzikalitetin e gjuhës standarte shqipe, mirëpo janë më epikë e fizikë, epikja e fizikja më shumë ka të bëjë me karakterin kryeneç burrëror të hakmarrjeve të tyre; pala e tretë ajo kosovare, s’ka të bëjë as me të parën, toske, as me të dytën, gege, po me gjuhën e rëndë kosovarçe dhe me kombin e tyre kosovar, njësoj sikurse që është inati i tyre kosovar kundër gjuhës standarte shqipe; Pala e katërt, ajo e shqiptarëve të Maqedonisë, është gjuhë e veçantë, e përzier me të gjitha palët e gjuhëve të lartëshënuara: toske, gege, kosovarçe, deledash gjuhe, prandaj ka mbetur as andej, as këndej, as e gjallë, as e vdekur, as zyrtare, e as e shkurorëzuar,  por  përherë e përdalë nga sistemi shtetëror maqedonas.

Prandaj propozimi jonë është që pas gjitha këtyre sfidave urrejtëse ndaj palëve shqiptare,  ky komb dhe kjo gjuhë e mallkuar  shqipe të Pagëzohen me një emër tjetër,  KOMBI DASHURISË ME GJUHËN E DASHURISË!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button