Gashi flet për trupin që e paralajmëroi Sela

“Për trupin që e paralajmëroi Sela, ne aspak nuk do të bisedojmë, ajo është joserioze, janë plotësisht joserioz. Merren vesh ndërmjet vete që të bëjnë koalicion, në trupa që ata i planifikojnë ne nuk marrim pjesë. Në fund, kush është ai që të ftojë””, kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në një intervistë për MKD, në lidhje me trupin i cili do ta përpunonte propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhës shqipe, që e paralajmëroi kryetari i LR-PDSH-së, pas takimit mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Gashi gjithashtu ka folur edhe për çështjen e formimit të Qeverisë, i cili ka thënë se “BDI nuk mund të sjellë kurrfarë vendimi, pasi që dy krahët ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë në “luftë” të madhe ndërmjet vete”.

Gashi thotë se “BDI më mirë të sjellë ndonjë vendim të gabuar se sa asnjëfarë vendimi”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po na habitin keto deklarata te shoqates BESA kunder unifikimit te grupit te propozuara nga partit si bdi dhe lr-push umiteti a rdk , neve po habitemi te kujt interesa mbrojn keta te shoqates BESELER interesa te nje grupi te lidhur mes veti apo interesin e votuesve sepse nje pjes a familjes sime ne shkup kan votuar per ju qe ne vend te merreni me platformen qe e keni , nese e keni a nuk e keni se nuk ua kemi lexuar.
    Juve nuk u ka mbet tjeter te merreni me partit tjera.
    Se ata te cilet kan cka ti ofrojn popullates nuk merren me te tjeret.
    Pikerisht per kete se nuk keni nje taban te shendosh ne rrethin tuaj, ju mund te mbeteni vetem shoqat LO. BESA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button